Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur së fundi në Londër, ku një burrë ka publikuar një rreklamë ku thekson se është në kërkim të femrave të këndshme që janë të pa streha, i cili u ofron strehë në këmbim të seksit.
Kjo reklamë është një nga qindra reklamat e listuara në faqet e internetit që kanë në fokus qeradhënjen dhe qeramarrjen.
Dhjetëra reklama në Londër kërkojnë hapur studentë apo femra për t'i strehuar në këmbim të qerasë.
Por kjo reklamë është disi e veçantë: "Qera falas për femrat pa shtëpi!
Më pas reklama thekson se "nëse ekziston ndonjë femër beqare dhe e këndshme që është duke kërkuar të strehohet nga një mashkull i bardhë britanik, atëherë mos kërkoni më tutje. Nëse je një studente femër në nevojë për t'u akomoduar falas dhe si këmbim je e përgatitur të veprosh si resurs, atëherë lutemi na dërgoni detajet tuaja personale dhe një foto të fundit."
Mediat britanike theksojnë se kriza e strehimit mund të çojë në më shumë femra të pastreha që bëhen skllave seksi në këmbim të një shtrati për të kaluar natën. Gjithashtu theksohet se këto lloj shërbimesh promovohen zakonisht nga prostitutat dhe të droguarit.
Tags
E çuditshme