Nuk ka rëndësi nëse tymosni apo jo, mushkëritë kanë nevojë të pastrohen rregullisht, pasi gazrat dhe tymërat e dorës së dytë, si ato industrial apo të automjeteve mund t'i shkaktojnë dëmtime të pariparueshme mushkërive. Përgjatë kohës toksinat nga myku dhe bakteriet mund të dëmtojnë shëndetin e mushkërive, madje të çojnë edhe në dëmtime fatale.
Sidoqoftë, për të përgatitur trupin për këtë çhelmim të shkurtër është e rëndësishme që të mos konsumoni produkte të baxhos dy ditë përpara se të filloni këtë proçes; një dit përpara këtij purifikimi, është mirë të konsumoni një filxhan çaji jeshil në darkë, përpara se të bini në gjumë. Sapo të jeni gati, ndiqni këto hapa:
1. Në një gotë me 300 ml ujë hidhni një çerek gote lëng limoni (dy limonë normal) dhe pijeni përpara se të konsumoni mëngjes.2. Ndërsa jeni duke konsumuar mëngjes, pini 300 ml lëng ananasi apo rrushi. Këto lëngje përmbajnë antioksidantë natyralë që ndihmojnë sistemin respirator dhe pastrojnë mushkëritë.
3. Për të alkalizuar trupin për këtë detoksifikim, konsumoni të paktën 300 ml lëng karrote midis mëngjesit dhe drekës.
4. Gjatë drekës konsumoni 400 ml lëng të pasur me potasium, si panxhar, portokall, banane, domate, majdanoz, fik, etj.
5. Pasdite, përpara se të bini në gjumë, konsumoni 400 ml lëng boronice për të luftuar infeksionet të shkaktuara nga bakteriet në mushkëri.
6. Bëni një banjë të ngrohtë për rreth 20 minuta për të eliminuar toksinat përmes lëkurës.
7. Nëse mundeni, mund t'i hidhni disa pika vaji eukalipt ujit të ngrohtë dhe të thithni avullin për të pastuar mushkëritë. Përbërësit që gjenden tek eukalipti ndihmon në qetësimin e fytit, në kongjestion dhe në problemet e sinusit.
8. Praktikoni frymëmarrjen e thellë për rreth gjysmë ore në ditë për të sheshuar papastërtitë nga mushkëritë.
Pas tre ditësh mushkëritë tuaja do të jenë në gjendje shumë më të mirë, ku mund të filloni të konsumoni sërish produkte të baxhos. Pas tre ditëve të çhelmimit duhet të mësoheni të qëndroni të hidratuar dhe aktiv. Duhet ta bëni stil jetese që të konsumoni në mënyrë të balancuar, një dietë me produkte të ndryshme. Rigoni është i pasur me decongestante dhe qetësues histamine që ndihmojnë në qetësimin e rrjedhjes së ajrit nga hunda, duke përmirësuar kështu traktin respirator.