Keni qenë ndonjëherë kuriozë në lidhje me vijat e pëllëmbëve tuaja të duarve? Sot këtë gjë do ta zbulojmë nga pikëpamja e studimit të palmistrisë. Sipas fjalorit ndërkombëtarë të psikikës, "palmistria nxjerr në pah trajtat e karakterit dhe të personalitetit të personit përmes studimit të formës, përmasës dhe vijave të duarve dhe gishtërinjëve". Kështu që do të fokusohemi se çfarë tregog forma e dorës për ne!
Kjo praktikë nisi në Indi, ku edhe sot e kësaj dite është shumë e përhapur. Më tej u përhap në vende të tjera si Kinë, Egjipt, Greqi dhe Europë. Shpella prehistorike në Francë dhe Spanjë kanë vizatime duarsh me vija në muret e tyre.
Ideja këtu është se modelet e mendimeve dhe besimeve tona mund të shprehen përmes duarve. I dashuri i Kleopatrës, Mark Antoni, vendoste për burrat që do të punonin për të duke i parë pëllëmbët e duarve. Sidoqoftë fati nuk është shkruar në gurë. Sipas Gary Markwick, një palmist i njohjur ndërkombëtarë, vijat e duarve dhe forma e duarve tona mund të ndryshojnë në disa muaj!
Mund të mendohet kjo si e bazuar? Gjithsesi, gjithnjë e më shumë psikologë dhe studiues po nisin të mësojnë se çfarë mund të zbulojnë rreth një personi përmes duarve të tij. Për shembull, disa studime mjekësore flasin për disa lidhje mes anomalive gjenetike dhe disa shenjave specifike të duarve, si p.sh., kockat e dala.
Forma e duarve
Në të njëjtën mënyrë si shenja juaj e horoskopit që lidhen me një nga katër elementët (zjarrin, ujin, ajrin dhe tokën), po ashtu edhe format e duarve. Madje disa njerëz besojnë se format e duarve mund të nxjerrin në pah se cilat profesione janë më të përshtashme për një person.
Tipi i zjarrit
Njerëzit që kanë elementin e zjarrit zakonisht kanë elementin e zjarrit zakonisht kanë pëllëmbë të gjata dhe drejtkëndore. Sidoqoftë gishtërinjtë e tyre paksa më të shkurtër. LLojet e zjarrit lidhen me aventurën, instiktet e brendshme dhe veprimin.
Tipet e zjarrit duket se janë lider natyrorë dhe njihen si shumë pasionantë. Kanë dashuri për jetën. Mund të kenë gjithashtu tendencën të jenë të padurueshëm, ose nuk janë edhe aq të ndërgjegjshëm mbi efektet e veprimeve të tyre mbi ndjenjat e njerëzve të tjerë.
Tipi i tokës
Njerëzit që kanë elementin e tokës zakonisht kanë pëllëmbë katrore dhe gishtërinjë të shkurtër. Tipet e tokës njihen si realistë, të varur dhe praktik. Marrëdhënjet afatgjata u duken më të natyrshme.
U pëlqen të jenë në natyrë dhe janë shumë sensual dhe të vetëdijshëm për të gjitha shqisat e tyre. Këto tipe mund të punojnë nën një ritën natyrorë e të paqtë, si vetë Toka. Për shkak se janë të orientuar drejt çështjeve praktike, mund të jenë të prirur të jenë shumë të zënë me punë, dhe kokëfortë.
Tipi i ujit
Njerëzit me elementin e ujit zakonisht kanë pëllëmbë të shurtëra në formë vezake dhe gishtërinj të hollë e të gjatë. Janë shumë kreativ, imagjinarë dhe në harmoni emocionale.
Janë shërues natyrorë, zemërdhembsur dhe zemërmirë. Zakonisht janë të mirë në marrëdhënje, dhe rrjedha e dashurisë vjen natyrshëm tek ta. Sidoqoftë niveli i tyre emocionale bën që të jenë më tepër të prirur drejt depresionit dhe mërzisë. Mund të jenë të prirur drejt tendencave manipulative nëse nuk ndjehen mirë. Emocionet mund të diktojnë shumë në jetën e tyre.
Tipi i ajrit
Njerëzit me këtë tip mund të kenë ose pëllëmbë katrore ose drejtëkëndore, por kanë gishtërinj të gjatë. Zakonisht gjatësia e gishtërinjve dhe të pëllëmbës së tyre është e njëjtë. Këta njerëz njihen si intelektualë, të vetmit që nuk mund të ndihmojnë por që mund t'i bëjnë një alalizë botës. Njihen si njerëz që mund të përpunojnë një sërë ideshë në të njëjtën kohë.
Kanë aftësi të forta intelektuale dhe mund të ofrojnë zgjidhje të reja dhe inovative. Janë gjithashtu folës të fuqishëm në mënyrën e tyre. Sipas shumë websiteve që merren më këto tema, këta persona mund të mendojnë përpara se të ndjejn. Për shkak të kësaj tendence, mund të perceptohen nga njerëzit rreth tyre si të distancuar apo gjakftohtë me të tjerët.
Tags
Kuriozitete