Faktet dhe studimet tregojnë që reduktimi i konsumit të mishit në dietën tonë të përditshme lidhet me një sërë të mirash për shëndetin, përfhsirë redukimin e kilogramëve dhe më pak sëmundje, për më tepër lexoni më poshtë.
1. Reduktohet inflamacioniMishi, djathi dhe ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë një sërë inflamacionesh në trup vetëm disa orë pasi të jenë ngrënë. Si rezultat i yndyrnave shtazore, arteriet tona paralizohen dhe aftësia tyre për t'u zgjeruar përgjysmohet, gjithashtu edhe mushkëritë inflamohen. Ky inflamacion është një përgjigje imuna ndaj një kërcënime të perceltuar. Efetet afatgjata të inflamacionit të vazhdueshëm mund të çojë në dhimbje zemre, diabet, sëmundje autoimune madje edhe në kancer. Dietat bimore janë anfi-inflamatore në mënyrë të natyrshme, sepse kanë një sërë antioksidantësh dhe fibrash, dhe ulin ndjeshëm elementët që shkaktojnë inflamacion, si yndyrnat e saturuara dhe endotoksinat - për shembull, emetimin e toksinave nga bakteriet që gjenden tek produktet shtazore.
2. Niveli i kolesterolit ulet në mënyrë dramatike
Mishi i kuq, shpendët, djathi dhe produkte të tjera shtazore përmbajnë yndyrna të saturuara, një faktor kryesorë ky në rritjen e nivelit të kolesterolit. Rritja e nivelit të kolesterolit rrit ndjeshëm goditjet në zemër, të cilat janë ndër vrasësit kryesorë në Shqipëri, dhe studimet tregojnë që kur njerëzit i kthehen ushqimit vegjetarian, niveli i tyre i kolesterolit ulet me 35%. Ushqimet bimore janë gjithashtu të pasur me fibra, të cilat në vetvete e ulin nivelin e kolesterolit.
3. Mundësia për të zhvilluar diabet të tipit 2 reduktohet ndjeshëm
Studimet tregojnë që ndjekja e një diete vegjetariane mud të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit. Disa studime kanë gjetur se një dietë shtazore afatgjatë lidhet me rrezikun afatgjatë të zhillimit të diabetit. Është gjetur se yndyrnat dhe nitratet ruajtës të ushqimeve të përpunuara të dëmtojnë qelizat pantreatike, të përkeqësojnë inflamacionin dhe të shkaktojnë mbipeshë.
4. Reduktimi i kilogramëve
Shkalla e obezitetit në shqipëri është tmerrësisht e lartë, por tek vegjetarianët është shumë e ulët. Sipas një studimi marria e kalorive nga mishi dhe nga produtet bimore ishte e njëjtë. Mishngrënësit kishin nivelin më të ulët të proteiinave bimore, betakarotenit, fibrave, magnezit, dhe nivel të lartë të yndyrnave acide. Ndërsa një dietë vegjetariane është e ulët në yndyrna dhe e pasur në agrume, fruta dhe drithëra, të cilat çojnë në një peshë të përkryer trupore.
5. Shmangja e kontaminantëve toksikues në ushqim, më pak sëmundje
Produktet shtazore janë përplot me kontaminues si hormonet, herbicidet, pesticidet dhe antibiotikët, ku të gjitha shkaktojnë probleme shëndetësore. Një përqindje e madhe e mishit të pulës, e gjelave të detit, e lopëve dhe e derrave që theren çdo vit në Shqipëri janë të kontaminuar me E. Coli, listeria, kambylobaktere dhe baktere të tjera të rrezikshme. Konsumimi i mishit të kontaminuar mund të shkaktojë helmim në gjak, me simptoma që shkojnë nga shqetësimet në stomak e madje deri në vdekje. Vlerësohet se për çdo vit rreth 48 milion amerikanë sëmuren për këtë shkak, 128000 shtrohen në spital dhe 3000 vdesin nga këto ushqime. Duke qëndruar larg nga mishi do të na ndihmonte të qëndronim gjithashtu larg rreziqeve që vijnë nga ushqimi, nga bakteriet dhe parazitët..
Tags
Dieta