Dashuria është intoksikuese. Bën që bota të rrotullohet. Është euforike, magjike, dehëse. Mbi të gjitha është madhështi, na merr dhe na konsumon. Dashuria na bën që ta shohim jetën në mënyrë të ndryshme dhe të veprojmë në mënyrë të gëzuar. Edhe kur jemi të thyer në zemër, të lënduar përtej fjalëve, kur kemi duruar tradhtinë dhe humbjen, sërish orvatemi të biem në dashuri. Poetët, shkrimtarët, muzikantë, dhe të tjera forca kreative lulëzojnë mbi subjektin e të rënit në dashuri. Fjalët mistike të botës së lashtë të Rumit thonë: "Lëre veten të tërhiqet në qetësi nga influenca e asaj çfarë dashuron." Pra çfarë na bën të biem në dashuri? Çfarë na bën që ta provojmë edhe njëherë edhe përse e kaluara na ka lënduar thellë?
Ja 5 arsye se përse njerëzit bien në dashuri:1. Dashuria na bën të plotë
Filozofi grek Platoni thoshte në një simpozium se "Sipas mitologjisë greke, njerëzit u krijuan në fillim me katër duar, katër këmbë dhe një kokë me dy fytyra. Nga frika e fuqisë së tyre, Zeusi i ndau në pjesë të ndryshme dhe i dënoi të jenë gjithë jetën e tyre në kërkim të pjesës tjetër." Pra mund të jetë e mundur që të shpenzojmë jetën tonë në kërkim të pjesës tjetër. Kur biem në dashuri, ndjehemi sikur po ribashkohemi me një pjesë të vetes sonë. Nisim të shohim gjëra të pabesueshme të cilat në njëfarë mënyre nuk i kishim parë më parë.
2. Dashuria na thërret të bëhemi më të mirët e vetes sonë
Në një artikull të kohëve të fundit, Mari Buti shpjegon fenomenin e dashurisë romantike. "Mendoj se dashuria na shoqëron vazhdimisht në frekuencat e jetës njerëzore, të cilat mund t'i perjetojmë në tjetër mënyrë. Na hap drejtë diçkaje më të përsosur se sa rrjedha e zakonshme e jetës, na thërret pikërisht në një kapitull tjetër të vetes sonë." Me fjalë të tjera, dashuria na lartëson në dhembshurinë ekstreme. Bëhemi më të mirë për shkak të saj. Intensiteti i të ndjerit dashurinë dhe i të dhënit dashuri i jep formë personalitetit tonë për të qenë njerëz më të mirë, duke na lartësuar nga e zakonshmja në të jashtëzakonshmen. Asgjë nuk është e pamundur kur përqafohemi nga drita e dashurisë.
3. Dashuria redukton frikën nga bota
Kur jemi të dashuruar ndjejmë sikur mund të pushtojmë gjithçka. Nuk jemi më të vetëm në çështjet e vështira. Pasja e një partneri i bën gjërat më të lehta. Aty ku ka dashuri, nuk mund të ketë frikë. Nuk mund të qëndrojnë njëkohësisht. Dashuria është një frekuencë e lartë vibruese. Frika është një frekuencë e ulët. Kur biem në dashuri, e harrojmë mërzinë. Dashura e vërtetë nuk ka limite. Nga ana fiziologjike, frika nxitet nga kolisteroli që rrit depresionin ndërsa dashuria nga oksitoksina (hormoni i dashurisë) që redukton stresin dhe frikën. Dashuria thjeshtë na çon drejtë një gjendje tjetër të qenies shpirtërore. Përmes emocioneve të epshit, zemërbutësisë, dhënjes, mirësisë, dhemshurisë dhe empatisë na nxit të ndjekim pasionet tona.
4. Dashuria e mbush jetën me kuptim
Gjenetikisht jemi krijuar që të dhurojmë dashuri. Përmes dashurisë lindim. Biem në dashuri me fëmijët tanë, me kafshët shtëpijak, me të dashurit, me prindërit, dhe vetë jetën. Dashuria na jep kuptim. Dashuria romantike na jep energji përmes mundësive, ëndërrave, dhe të besuarit se mund të pushtojmë gjithçka. Dashuria spastron të gjitha pengesat ndërsa i nënshtrohemi misticizmit të saj. Një jetë pa dashuri nuk është një jetë për t'u jetuar. Dashura kuron zemrën e thyer. Na kthen nga nga poshtë-lart, drejtë, dhe në cikle ku mund të ndjejmë fuqinë e besimit dhe përkujdesjes. Dashuria është atje. E vetmja gjë që kërkon nga ne, është që të vazhdojmë ta eksplorojmë.
5. Dashuria është një drogë
Sipas psikologut Dr. Rachel Needle, profesor në Universitetin West Palm Beach, substancat kimike si oksitoksina, dopamina dhe të tjera hormone luajnë një rol kyç në emocionet njerëzore, përvojat dhe sjelljet që lidhen me dashurinë. "Të rënit në dashuri lidhet me rritjen e energjisë, me zvogëlimin e fokusimit, ndonjëherë me pëllëmbë të djersitura, zemër që rreh shpejt dhe një sërë ndjenjash pozitive. Jemi të prirur fizikisht të duam më shumë. Orvatemi për të dhe sapo e provojmë, nuk mund të rrijmë dot pa të. Në pikën më të ulët shkakton depresion, mërzi, dhe të tjera simptoma të ngashme me drogërat.
Përgjatë gjithë historisë së njerëzimit kemi menduar për dashurinë dhe kemi rënë preh e tërheqjes prej saj. Ekzistojmë me miliona kërkime, histori, studime fetare dhe shpirtërore spektakolare për dashurinë. Asnjëri nuk e di me siguri arsyen e këtij emocioni absolutisht të dëshiruar. E vetmja gjë që dimë është se jemi krijuar për ta përjetuar atë. E bën botën tonë të plotë. Dhe pavarësisht se sa herë kemi rënë në dashuri, sërish mbahemi tek mundësia për të rënë sërish dhe sërish në krahët e saj.
"Dashuria nuk shfaqet me ndonjë shenjë paralajmëruese. Bie në të sikur të jesh shtyrë drejt një pishine të thellë. Nuk ka kohë për të menduar se çfarë do ndodhë. Është e pashmangshme. Një gjë që nuk mund të kontrollohet. Një cikël i çmendur, vështirë i ndalshëm, i cili thjeshtë duhet të kryejë udhëtimin e tij." Jackie Collins.