Shpesh vrulli i punëve të përditshme na çorienton dhe kështu shpesh dështojnë që t'i kushtojmë kujdesin e duhur shëndetit tonë. Por nuk duhet të harrojmë se shëndeti është i lidhur me aktivitetet e përditshme, kështu që i duhet kushtuar rëndësia e duhur. Në këtë kontekst në vijim po paraqesim 5 ushqimet më të zakonshme që parandalojnë humbjen e kujtesës.
1. LimoniLimoni karakterizohen nga antioksidantët të cilat luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë vdekjen e qelizave. Pra sa më shumë antioksidantë, aq më mirë për parandalimin e humbjes së kujtesës.
Limoni karakterizohet gjithashtu nga vitanima C, e cila është jetike për memorien. Të tjerë antioksidantë përfshijnë vitaminën E dhe seleniumin.
2. Tërshëra
Tërshëra është tejet e pasur me fibra dhe proteina të cilat bëjnë që gjaku të furnizohet mjaftueshëm me glykozë dhe energji. Këto përbërës ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës pasi nuk është e nevojshme që truri të punojë jashtë kapaciteteve.
3. Molla
Lëkura e mollës përmban kuercetin, ky është një antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon së tepërmi në parandalimin e humbjes së kujtesës. Molla ka gjithashtu fibra lehtësisht të tretshme dhe glykozë, që do të thotë se e furnizon trupin me energji në mënyrën më të mirë të mundshme.
4. Boronica
Studimet e fundit tregojnë që boronica i ndihmon njerëzit në kryerjen e punëve në hapësirë që lidhen me detyrat e kujtesës. Boronica përbëhet nga fitokimikate që njihen si anthocyanins, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm.
5. Drithërat
Drithërat përmbajnë kolinë dhe vitaminë A, përgjegjëse për shëndetin mendorë dhe parandalimin e humbjes së kujtesës.
Tags
Dieta