4 gjëra që duhet të dimë për të joshur personin e duhur

4 gjëra që duhet të dimë për të joshur personin e duhur


 Imagjinoni sikur jeni të aftë të joshni njeriun e duhur për të arritur qëllime apo dëshira të caktuara. Këto 4 këshilla që po paraqesim në vijim tregojnë gjithkça nevojitet për të joshur njeriun e dëshiruar.

1. Jini të qartë për çfarë jeni dhe çfarë dëshironi
Në një publikim të fundit në Journal of Personality studiuesit analizuan ligjin e joshjes dhe gjetën se nuk të jetë i aplikueshëme edhe tek nxënësit e klasës së tretë. Ata u dhanë disa formularë nxënësve nga klasa e katërt deri në klasën e 12 ku duhet të shkruanin për qëndrimet dhe preferencat e tyre. Më pas studentët do shihnin formularët e nxënësve të tjerë, pa ditur se cilin formularë aplikimi po shihnin. Të dy gjinitë rankuan si më joshës ata nxënës që kishin formularë të ngjashëm me ta.

Të njohësh veten ju ndihmon të joshni njeriun e caktuar. Për shembull, nëse e dini që frustroheni lehtë, mund të mendoni të shoqëroheni me personin më të durueshëm, ose me dikë që mund të frustrohet lehtë. Njihni pikat e forta dhe të dobta tuaja dhe kërkoni për njeriun që do ju ndihmojë të jini personi më i mirë i mundshëm.

2. Kërkoni çfarë dëshironi
Vini re që këtu nuk thuhet që të kërkoni atë njeri që dëshironi, por çfarë dëshironi. Jini të qartë se çfarë kërkoni nga personi që dëshironi të joshni. Nuk është e nevojshme ta thuash me të madhe, derisa mund t'ja thuash zemrës tënde.

Kur bëhet fjalë për të joshur njeriun e duhur, duhet t'i shmaneni nevojës për të kontrolluar atë që shihet. Mundet që përfundimisht të kërkoni për disa trajta tek personi që po përpiqeni të joshni, për shembull, një sens të mirë humori nga partneri romantik. Por nuk mund të kërkoni që një person specifik të joshet nga ju.

3. Jini të ndërgjegjshëm dhe fokusohuni tek emocione pozitive
Kur po mundoheni të joshni njeriun e duhur, duhet të jeni në dijeni se çfarë mesazhesh po merrni. Duhet të eliminoni çorientimet, si celularët për shembull. Personi që dëshironi të joshni mund të jetë në rrugën e duhur për t'u joshur, por nëse nuk jeni në gjendje ta shihni apo ta dëgjoni, do humbni shumë.

Në këtë pikë, Esther dhe Jerry Hicks, autorë të librit "Ligji i Joshjes", sugjerojnë që ndërsa komunikoni, është më mirë që ta ndjeni emocionin që vjen nga dëshira për të joshur personin, se sa kur fokusoheni tek fjalët e duhura.

4. Prisni të papriturën
Njerëzit pozitiv që dinë të joshin njeriun e duhur shpesh zbulojnë që u duhat të veprojnë spontalisht dhe sipas mënyrës së tyre.

Ndëra jeni duke u munduar të joshni personin e duhur, shpesh mund të jeni të emocionuar e mund të flisni përçart, dhe si rezultat nuk do merrni reagimin e duhur, por mund të reagoni në një mënyrë sportive për të ndrequr situatën. Kështu që përpiquni të jeni sa më të qartë.
Previous Post Next Post