Si të çlirojmë Kujtimet dhe Emocionet e Dhimbshme të akumuluara në trup


Nga Jennifer Sterling
Trupi ynë akumulon kujtesën e të gjitha përvojave të shkuara.

Kemi një sërë kujtimesh të rezervuara në trurin tonë që mund të shpalosen në çdo kohë të caktuar. Mund të kujtojmë emra, fytyra, vendngjarje, se çfarë ere vinte. 

Për gjatë kohës këto kujtime zbehen ose ndryshojnë ndërsa koha kalon dhe rritemi. Sidoqoftë, edhe kur kujtimet nisin të zbehen nga truri, ato jetojnë në trupin tonë në formën e ndjeshmërisë fizike apo modeleve të sjelles.

Trupi nuk harron.

Ngjarjet në jetën tonë lënë gjurmë psikologjike në trup, kryesisht kur përjetojmë trauma apo situata të stresit ekstrem të cilat bëjnë që trupi të luftojë, shpëtojë apo të ngrijë në mënyrë që të përshtatet.

Në një botë të përkryer, do të ishim në gjendje ta çlironim traumën apo të zbusnim shqetësime nga stresi, sapo këto të kenë përfunduar. Por nuk jetojmë në një botë të përkryer, kështu që të gjithë udhëtojmë me gjurmë fizike të përvojave të shkuara (të mira dhe të këqija) të akumuluara në trupin tonë. Shumë nga ne nuk dinë të çlirohen nga to, sepse nuk dinë akoma nëse ekzistojnë!

Mund të ndjeni një shtrëngim të trupit kur duhet të kërkoni ndihmë apo të kërkoni para hua, apo fytyra mund t'ju skuqet kur ju kërkohet të flisni përpara një turme. Këto ndjenja tregojnë se trupi nuk harron.

Kujton përvojat e shkuara kur keni kërkuar për ndihmë, dhe nuk ju kanë ndihmuar. Ndoshta dikush ju ka bërë të ndiheni të turpëruar për shkak se "nuk jeni në gjendje të mbani veten". Ndoshta kur mësuesi ju ka ngritur në mësim përpara të gjithë nxënësve dhe ju ka bërë një pyetje që nuk e keni ditur, jeni ndjerë të shqetësuar dhe të turpëruar.

Trupi nuk ka fjalë që mund të shpjegojë eksperiancat, kështu që reagon përmes ndjesive fizike.

Mund të harrosh, të bllokosh, apo të intelektualizosh kujtimet e akumuluara në tru, por si i bëhet me kujtimet e akumuluara në trup?

Kafshët dridhen kur përjetojnë traumë apo shqetësim. Mendoni kur dy qen janë duke u grindur: sapo ndeshja të ketë përfunduar, të dy qentë do dridhen për të qetësuar sistemin e tyre nervorë për të ndaluar ndeshjen, entuziazmin, apo të ngrijnë reagimin. Kjo i ndihmon ata që të dalin nga situata pa kujtesën fizike.

Ndërsa njerëzit, nuk e bëjnë një gjë të tillë në mënyrë natyrore. Por ne e mbajmë stresin, ankthin, dhe traumat me vete çdo ditë dhe përdorim ushqim apo sjellje të ndryshme për të qetësuar veten dhe për t'u larguar nga parehatia emocionale.

Nuk ka gjë të keqe nëse i kthehesh ushqimeve apo gjërave të tjera për të qetësuar veten, por sjelljet tipike gjenerojnë zgjidhje afatshkurtër, dhe do vazhdoni ta ndjeni parehatinë derisa t'i keni çliruar kujtimet nga trupi.

Po rikuperohem nga dhënja pas sheqerit. Përdorja sasi të mëdha biskotash, karamelesh dhe akulloresh sa herë u ndjeja i mërzitur, i inatosur, ose i vetmuar. Sheqeri më ndihmojë të përshtatem me emocionet e vështira dhe të qetësoj dhimbjen e abuzimi fëminorë nga një martesë në krizë.

Ishte kjo sjellje që më sëmuri. Infeksione maja të njëpasnjëshme, migrena dhe lodhja ishin bërë si normë për dhjetë vjetë rresht, derisa e kuptova që sheqeri po më sëmurte rëndë. E eleminova nga dieta ime, por ndryshimet në shëndet ishin minimale.

Në mënyrë që ta shëroja vërtetë trupin tim, duhet të adresoja çështjet emocionale që më bënin t'u vetë-mjekoja me ushqim. E bëra këtë duke krijuar një mjet emocional.

Në mënyrë që të çlirojmë emocionet e të krijojmë një gjendje qetësie të trupit, është e rëndësishme të krijojmë një mjet emocional që na ndihmon të rregullojmë sistemin nervorë dhe të qetësojmë parehatinë.

Mjeti i parë që i duhet vënë emocionit është: jo-gjykimi
Kur ndiheni të nxitur emocionalisht për t'iu kthyer ushqimit apo sjelljeve të tjera të ngjashme, përpiquni të mos e gjykoni reagimiin. Trupi ynë është i programuar për të kërkuar kënaqësi, jo parehati, kështu që është natyrale për t'u përpjekur për të gjetur diçka që të mund të na qetësojë dhimbjen e të bëjë të ndihemi më mirë.

Nevoja për të qetësuar veten me ushqime apo mjete të tjera nuk na bën njeri të keq - na bën njeri.

Mjeti i dytë është: Lejimi
Jepini vetes leje të ndjejë - duhet ta ndjejë që ta shërojë.

Shpesh arsyeja që ndjejmë nevojën të bëjmë atë çfarë ndjejmë është për shkak se besojmë se emocioni që ndjejmë është i palejueshëm. Mendojmë se nuk lejohet që të jemi të uritur apo se është e thënë se duhet të jemi të fortë.

Duke i dhënë vetes leje që të ndjejë kjo bënë që të keni fuqi mbi të - ju e kontrolloni atë, në vend që ajo t'ju kontrollojë ju, dhe gjatë procesit krijoni shërimin special.

Procesi shërimit do sjellë një sërë ndjenjash dhe emocionesh të ndryshme; shumë mund të jenë të parehatshme. Kur këto emocione të parehatshme dalin në pah, lejonini të dalin, pa u dhënë pas tyre; kushtojini vëmendje çfarë janë dhe jini në dijeni të faktit se ekziston një zbaticë natyrore që i zmbraps.

Në fillim mund të jetë tmerrësisht e mundimshme, por mundësojini vetes të dëshmojë pa reaguar dhe gjykuar. Kjo ju mundëson të përgjigjeni objektivisht. Ndjenjat nuk janë përgjithmonë. Vijnë dhe ikin - nëse i lejoni.

Mjeti i tretë i emocionee është: Çlirimi
Tani që i keni lejuar emocionet që t'i ndjeni, ka ardhur koha që t'i çlironi emocionet nga trupi.

Mund ta bëni duke u shkundur me butësi. Filloni me këmbët dhe gradualisht më lart, një pjesë të trupit për çdo herë, apo mund të dëgjoni një muzikë që pasqyron mënyrën se si ndiheni dhe ta këndoni, ose të qani derisa të ndiheni fizikisht dhe emocionalisht të kënaqur. Të gjitha këto gjëra i japin emocioneve zë dhe i largojnë nga trupi.

Më pas merr një letër dhe shkruaj. Pa filtrim, pa redaktime; shpaloseni në letër zemëratën, frustrimin, mërzinë, dhe çdo gjë që ndjeni. Më në fund digjeni këtë letër, si një shenjë simbolike të çlirimit.

Mjeti i katërt emocional është: Falja
Ky është mjeti më i rëndësishëm. Në mënyrë që të shëroheni vërtetë, duhet të jeni në gjendje që ta falni veten.

Ta rrihni veten për mëkatet e kaluara, nuk është produktive dhe nuk bën të ndiheni mirë për veten.

Kuptoni se cilado situatë që ju ka çuar të shkoni drejt ushqimit jo të shëndetshëm, drogërave, seksit, apo mekanizmit qetësuas tuaj të zgjedhjes, keni bërë më të mirën e mundhshme me informacionet që kishit për mendjen, trupin dhe nivelin emocional. U ballafaquat me emocionet tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme që dinit.

Faleni veten sepse bëtë më të mirën që mund të bënit, dhe vazhdoni duke pasur në mendje se keni njohuritë dhe mjetet për të menduar ndryshëm herën tjetër.

Dhe së fundi: Koha
Jemi të prirur që si njerëz të kërkojmë t'i rregullojmë gjërat me shpejtësi, por nuk ekziston ndonjë bar çudibërës që mund të fshijë me magji dhimbjen dhe shqetësimet nga plagët e kaluara. Shërimi kërkon kohë.

Jipini vetes kohë që të mbushet me mjetet emocionale dhe kuptoni se shërimi është një udhëtim - që zgjat gjatë gjithë jetës.

Sigurisht që praktika e bën udhëtimin më të lehtë, por perfeksioni nuk ekziston. Mund të ketë kohë kur mund të ktheheni sërish tek modelet e vjetëra, kur kjo të ndodhë, përdorni mjetet emocionale që ju nevojiten. Jeni të pajisur. Mund t'ja dilni!
Previous Post Next Post