Bota ku jetojmë ndryshon çdo ditë, teknologjia po zhvillohet me ritme të habitshme, ndërsa njerëzimi po zgjohet me ngadalë.
Bota kurrë më parë nuk ka qenë kaq e menjëhershme, jemi vetëm një email apo një mesazh Facbook-u larg nga kontakti me personin tjetër.
Por komunikimi përmes ekraneve bën që të harrojmë të komunikojmë me njerëzit e afërt. Jo vetëm kaq, por shpërqendrohemi vazhdimisht nga çfarë ndodh rreth nesh, duke u argëtuar me tabletat, smarfonët apo laptopët.Këto teknologji kanë të gjitha një gjë të përbashkët: përdoren me WiFi.
Por a kemi menduar ndonjëherë për pasojat kur keni të gjitha këto mjete të teknologjisë në shtëpinë tuaj? Cili është efekti nga të qenit të rrethuar nga WiFi për 24 orë në ditë.
Të gjitha këto pajisje projektojnë rrezatim, kryesisht telefoni i zgjuar.
Shkencëtari R. Douglas Fields ka publikaur që në vitin 2008 një studim të quajtur "kontrolli i mendjes nga celulari". Studimi fokusohet mbi atë çfarë shkakton fusha elektromagnetike në valët e trurit. Tregon se aktiviteti i trurit zvogëlohet ndjeshëm.
Kjo na bën të rrokim më shumë idetë e të tjerëve, që nuk janë origjinale tonat. Shpjegon se përse disa njererëz në këtë botë duken se përsërisin gjëra pa kuptin, të projektuara si të rëndësishme, si për shembull, detajet intime të njerëzve të famshëm.
Pjesa më e frikshme është se janë fëmijët tanë ata që ndikohen më shumë, derisa janë më të ndjeshëm ndaj fushës magnetike.
Disa fëmijë 3-vjeçarë të ditëve të sotme dinë të përdorin më mirë se prindërit e tyre një telefon të zgjuar.
Teknologjia është e ardhmja, "thonë". Po evolon me aq shpejtësi, sa që çdo film fantastikoshkencorë nuk bën më përshtypje si më parë.
Por a do na lënë këto pasoja të dëshmojmë me ndërgjegje vitet e ardhshme të jetës sonë, apo do qëndrojmë në kurthin e ekraneve, duke bërë që njerëzit të jenë më të ngjashëm me rrobotët, se sa me qeniet njerëzore?
Çfarë mund të bëjmë që të mos mbesin të mbërthyer? Duhet të nisim të kujtojmë se cili është qëllimi i vërtetë i yni. Këtë mund ta gjejmë vetëm brenda vetes dhe jo tek ekranet.
Tags
shendet