Të gjithë dëshirojmë të dimë për veten dhe për ata që zgjedhim të bëhen partnerët tanë, kështu që duke përdorur astrologjinë mund të gjejmë një mënyrë interesante për të përftuar mençuri në këtë drejtim.
Megjithëse të gjithë jemi të ndryshëm dhe unikë dhe është e pamundur që të gjitha kriteret t'i përshtaten shenjës suaj të horostkopit, sërish do të na jepte një ide mbi atë se çfarë na pret!
Është e shkruar në yje përshtatshmëria jonë seksuale? Mund të themi se mbi ç'bazë e përzgjedhim dashurinë duke u bazuar në shenjën zodiakale?Dashi
Dominant dhe energjikë, zakonisht dashi merr atë që do. Me oreksin e tyre të pamasë, pëlqejnë të angazhohen dhe janë besim të lartë në vetvete.
Ju pëlqen të eksperimentojnë e t'i mbajnë gjërat në nivelin e interesantes.
Nëse por kërkoni për egërsi dhe kënaqësi në dhomë, dashi është i vetmi që mund t'jua ofrojë.
Partnerët më të mirë seksual: Luani, Shigjetari, Binjakët, Peshorja, Ujori.
Demi
Demi është më romantiku dhe më sensuali nga të gjitha shenjat. Pëlqejnë të prekin dhe të preken, dhe kanë nevojë për lojë paraprake dhe mund të bëhen shumë emocional. Demi priret të jetë pak përtac dhe preferon që të nxitet, por sapo ta keni, pasioni i tyre bëhet i pafundë.
Partnerët më të mirë seksual: Virgjëresha, Bricjapi, Gaforrja, Akrepi, Peshqit.
Binjakët
Binjakët janë guximtarë dhe flirtues, u pëlqejnë t'i mnbajnë gjërat origjinale e të veçanta. Kjo do të thotë se mërziten shpejt dhe kanë nevojë për dëshirën e partnerit për të ecur më tej. Binjakët janë shumë verbal, kreativ dhe të rrezikshëm.
Partnerët më të mirë seksual: Peshorja, Ujori, Dashi, Luani, Shigjetari.
Gaforrja
Gaforret janë krijesa shumë intime, duan të bëjnë dashuri e të ushqejnë partnerët e tyre.
Duan t'i njohin partnerët e tyre edhe fizikisht edhe emocionalisht, përpara se të përfshihen seksualisht.
Janë shumë intuitiv dhe dinë se si të kënaqin partnerin. Duan të ndjehen të dashuruar dhe të sigurtë.
Partnerët më të mirë seksual: Akrepi, Peshku, Demi, Peshorja, Bricjapi.
Luani
Luani është pasionant dhe sharmant, janë shumë argëtues, kërkues dhe priren të jenë te ashpër dhe seksi. Duan të dinë që po ju kënaqin, dhe kërkojnë shpesh të vlerësohen për këtë. Janë dramatik dhe mbi majat, dhe e dashurojnë faktin kur partneri luanë pjesën e tij.
Partnerët më të mirë seksual: Demi, Shigjetari,Binjakët, Peshorja, Ujori.
Virgjëresha
Virgjëreshat janë njerëz shumë praktik dhe logjik, ju pëlqen rutina dhe priren të jenë shumë kritik.
Duan të dinë ekzaktësisht se çfarë pritet prej tyre, kështu që nuk përfundojnë të zhgënjyer.
Sapo të ndihen të sigurtë dhe të qetësuar, mund të jenë ekstremisht sensual dhe të kujdesen për dëshirat e partnerit.
Partnerët më të mirë seksual: Demi, Bricjapi, Gaforrja, Akrepi, Peshqit.
Peshorja
Peshorja pëlqen të ketë vëmendjen, pëlqejnë lajka me masë. Është një shenjë shumë romantike dhe u pëlqejnë të kalojnë caqe në dhomën e gjumit, por aq sa duan t'ju kënaqijn, po aq shumë kanë nevojë për vlerësim si shpërblim. Duke qenë se janë ekstremisht të aftë në të folur dhe të shoqërueshëm, nxiten seksualsiht përmes stimulimit mendorë dhe lojës paraprake.
Partnerët më të mirë seksual: Binjakët, Ujori, Demi, Luani, Shigjetari.
Akrepi
Akrepat kanë reputacionin për të qenë partneri final seksual. Janë joshës dhe të dhënë seksualisht, dhe duan të provojnë e të bëjnë çdo gjë, për të paktën një herë. Intensivë dhe shumë erotik, akrepit i pëlqen të marrë e të japë. Mund të jenë plotësisht posedues në të gjitha aspektet e marrëdhënjes.
Partnerët më të mirë seksual: Gaforrja, Peshqit, Demi, Virgjëresha, Bricjapi.
Shigjetari
Lozonjarë dhe me imagjinatë të pasur, shigjetarët pëlqejnë të kalojë mirë. Janë të prirur të mërziten shpejt dhe është shumë e vështirë t'i bësh të angazhohen në diçka serioze.
Janë krejtësisht të pavarur dhe nuk kanë frikë të qëndrojnë vetëm duke kënaqur veten e tyre.
Ju pëlqejnë gjërat spontane dhe urrejnë kontrollin.
Partnerët më të mirë seksual: Demi, Luani, Binjakët, Peshorja, Ujori.
Bricjapi
Bricjapët janë të rezervuar dhe ka pak të ngjarë të kryejnë marrëdhënje me personat për të cilët nuk planifikojnë të kenë një të ardhme, janë mendimtarë dhe planifikues intensiv dhe shklqejnë mbi rutinën. Mund të duken të painteresuar në seks, por për ta dashuria dhe seksi shkojnë bashkë, kështu që pa dashuri, mos prit gjë nga ta. Besnikë dhe të këndshëm, bricjapi dashuron ta bëjë partnerin të lumtur, madje ta bëjë qëllim në vetvete një gjë të tillë.
Partnerët më të mirë seksual: Demi, Peshorja, Gaforrja, Akrepi, Peshqit.
Ujori
Ujori është ekstremisht eksperimental dhe shpikës në dhomën e gjumit. Ju pëlqen të provojnë gjëra të reja dhe të krisura; mund të jenë shumë të çuditshëm. Pasionant dhe entuziastë, kjo shenjë pëlqen t'i mbajë gjërat pikante dhe interesante.
Partnerët më të mirë seksual: Binjakët, Peshorja, Dashi, Luani, Shigjetari.
Peshqit
Peshqit mund të jenë të vetmit që nuk angazhohen, priren të jenë të ngathët dhe kanë nevojë për kurajë.
Dashuria është shumë herë më e rëndësishme se seksi për ta, kështu që pa të, as që bëhet fjalë të përmbushin dëshirat tuaja.
Peshqit kujdesen për nevojat dhe kënaqësitë e partnerit, kur janë me atë të duhurin.
Janë krejtësisht të brishtë dhe duhet bërë kujdes kur i flisni dhe çfarë bëni, pasi i marrin gjërat shumë shpejt seriozisht, nuk do të donit të tretnit intimitetin për të cilin keni punuar kaq shumë.
Partnerët më të mirë seksual: Gaforrja, Akrepi, Demi, Virgjëresha, Bricjapi.