Ti, vëllai dhe motra jeni grindur gjithmonë për të qenë më të favorizuarit e prindërve, por mund të surprizoheni kur të mësoni se si rendi i lindjes ka ndikuar në personalitetin tuaj.
Çdo fëmijë ka pesrsonalitetin e tij të veçantë.I pari, fëmija i mesit, fëmija i vogël, rendi kur keni lindur mund të bëjë ndryshimin e madh në mënyrën se si ndiheni në familjen e madhe të shoqërisë. Mënyra se si i shpenzon vitet e fëmijërisë, ndikon së tepërmi në zhvillimin e vetevetes.
Në këtë artikull do shohim se si rendi i lindjes ndikon në personalitetin tuaj, që nga fëmija i vetëm e tek më i vogli.Studiuesit në Universitetin e Miçiganit analizuan zhvillimin intelektual dhe rendin e lindjes, dhe gjetën që koeficienti i inteligjencës ishte më i madh tek fëmijët e parë. Kishte më pak ndryshime mes binjakëve. Studiuesit theksojnë se hendeku i koeficientit të inteligjencës që nga fëmija i parë e tek i dyti, ulej me kalimin e kohës. Për shembull, fëmijët me diferencë moshe prej dy vitesh, kishin ndryshim më të vogël të inteligjencës se fëmijët me një diferencë moshore prej një viti.
Në këtë mënyrë shkencëtarët shpjegojnë ndryshimet në inteligjencë; imagjinoni një prind që i kushton vëmendje të veçantë vetëm njërit prej fëmijëve duke i krijuar një ambjent të përshtatshëm që të mësojë e të rritet. Me kalimin e kohës vjen fëmija i dytë, edhe nëse prindërit mundohen të kenë të njëjtën përkujdesje, vëmendje ndaj fëmija shpesh bëhet paksa e diferencuar.
Fëmija i vetëm
Fëmijët e vetëm marrin më të mirën e prindërve, sepse nuk u duhet të ndajnë vëmendjen me të tjerët. Fëmijët e vetëm mund të jenë të vetmuar, por janë karakterizohen nga një mendësi shumë të pavarur dhe vetëpërmbushëse.
Studiuesit, të cilët studiuan 800 000 pjesëmarrës gjetën se aftësitë e të folurës ishin më larta tek familjet e vogla dhe tek fëmja i vetëm. I i vetmi fëmijë, ata marrin të gjithë ndihmën dhe aftësitë gjuhësore që kanë nevojë.
Fëmijët e vetëm mund të ndjejnë njëlloj presioni për shkak të përgjegjësisë së mbartjes së gjeneve. Si i vetmi fëmijë, personaliteti juaj priret të "llastohet". Je mësuar të marrëshë çfarë të duash, por keni më tepër se të aftë që ta merrni vetë, ose t'ja varni buzët dikujt deri sa ta merrni.
Fëmija i parë
Si fëmija i parë, keni pasur përgjegjësinë për t'u kujdesur për vëllezërit apo motrat më të vogla, por kjo nuk do të thotë se nuk i keni torturuar ato sa herë ju është dhënë rasti. Sigurisht që ju ishit më të fortë si fëmija i parë. Ua merrnit lodrat dhe ushqimin që donit motrës apo vëllait.
Ekzistojnë të dhëna që fëmijët e parë rriten duke bërë më tepër para dhe siç e përmendëm në fillim, kanë inteligjencë dhe aftësi më të mëdha se fëmijët e tjerë. E përsërisim sërish, kjo derisa prindërit tuaj ju kanë dhënë gjithçka derisa erdhi në jetë vëllai apo motra juaj.
Mund të keni disa çështje të pazgjidhura me motrën apo vëllain, pasi mund t'i shihni sikur ju kanë vjedhur diçka nga drita juaj nga nëna dhe babai. Deri këtu nuk ka gjë të keqe, pasi motra apo vëllai akoma mund të mos ju durojë dot për shkak se keni marrë vazhdimisht më të mirën e gjithçkaje.
Fëmija i mesit
Si në mes fëmijës më të madh dhe atij më të voglit, ju është dashur të luani rolin e nogociatorit. Jeni me të vërtetë të aftë që të ruani paqen dhe të argumentoni për të marrë atë që dëshironi.
Nuk kemi marrë aq shumë vëmendje, sa fëmija i vogël. Ndjeni që duhet të flisni për vetveten. Jeni gjithashtu më të aftë për t'u kujdesur për veten dhe jeni më të pavarur se fëmijët e tjerë.
Dini se si t'i ndani gjërat me vëllezërit dhe motrat. Në fakt mund të mendoni se jeni të lidhur nga kjo, por fëmijët e mesit duket se e shijojnë komunitetin e familjes dhe një grup të gjerë miqsh. Fëmijët e mesit kanë aftësi të mira sociale, mund t'i menaxhojnë shumë mirë emocionet, dhe të kuptojnë më kollaj sinjalet e nënkuptuara nga të tjerët.
Fëmija i vogël
Keni qarë për lodrat që jua kanë marrë dhe kjo ju duket si një trajtim jo i drejtë. Por gjithë këta lot mund të jenë shpërblyer kur ju kanë dhënë një lodër të re, apo diçka që keni kërkuar vetë.
Jeni shumë karizmatik dhe i dallueshëm, kjo pjesërisht për shkakun se ju është dashur të flisni që të dëgjoheni nga motrat apo vëllezërit. Nëna dhe babai ishin më të sigurtë në vetvete kur ju erdhët në jet. Si rezultat, mund të ndjeni se nuk janë kujdesur edhe aq shumë për fëmijërinë tuaj, siç kanë bërë me fëmijët e tjerë.
Tags
Familja