Po sikur, në vend që të jetë pengesë, seksi të ishte një rrugë drejt jetës shpirtërore?
Ata që janë rritur me të shkuar fetare, shpesh u është mësuar se seksualiteti dhe spiritualiteti janë forca të kundërta, se nuk mund të jesh virtuoz nëse kryen marrëdhënje, sepse kryerja e marrëdhënjes seksuale është një "mëkat" ose "jo shpirtërore".
Si i bëhet turpit dhe fajit seksualSeksualiteti është një temë tabu në shoqërinë tonë sepse është një nga ato forca priamer që me ndërgjegje apo pa ndërgjegje nuk i kemi nën kontroll. Thellë brenda nesh, ndjejmë se është i lidhur me atë burim të pa shpjegueshëm energjie të universit, nga erdhëm, dhe ekzistojmë.
Ndjenja e turpit është një nga pengesat më të mëdha që duhen kaluar për të përqafuar seksualitetin. Jetojmë në një kulturë që na ka infektuar me konceptin e turpit dhe nderit, ku një skenë vrasje në televizor shihet më shpesh se sa një çift duke bërë dashuri. Në një kulturë ku gratë dikur u mendonin si të paafta që të arrijnë një orgazëm, është e qartë se sa e vështirë është që të pranohet dhe njihet hapur forca e jetës që ekziston brenda nesh.
Turpi është një emocion që na është mësuar nga familja dhe shoqëria. Që në fëmijëri, na është mësuar se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të ndjejmë, dhe si rezultat kemi zhvilluar kapacitetet për të përjetuar fajin. Përmes fajit, ne refuzojmë aspekte të shenjta të vetes duke i represuar thellë në hijen e vetes sonë, dëshirat tona seksuale, sjelljet e çuditshme, atraksionet dhe fantazitë.
Madje disa njerëz e mohojnë seksualitetin e tyre, duke e cilësuar si një "instikt i ulët" apo duke pretenduar se janë më lart këtij instikti, sikur ekziston një kufi mes dëshirave të ulëte seksuale dhe funksioneve të larta shpirtërore, kur jemi në kërkim të së tërës. Seksi formon bazën e notave të melodisë së shpirtit tonë.
Sigurisht që jemi më shumë se sa një qenie e vetme seksuale: nuk përcaktohemi nga seksualiteti, por është pjesë e jona. Por mohimi i kësaj pjese tonë shkakton bllokimin e energjisë të trupin tonë i cili përjeton fragmentizimin e shpirtit, duke na mbajtur të pa kompletuar dhe të kufizuar.
Por ironikisht, është orgazma seksuale që na jep një shije të zgjerimit shpirtërorë, të kapërcimit të limiteve të vetes sonë, dhe të ndjerit të pakufijtë për të parën herë në jetët tona (qoftë edhe për disa momente të shkurtëra)
Çdo formë e përvojës dalldisëses - si seksi - është një pikë ideale për të filluar kultivimin e momenteve shpirtërore, dhe për t'i sjellë ato natyrshëm në jetën tonë të përditshme. Disa studiues të kësaj fushe sugjerojnë se ekzistojnë tre tipe të seksit prej të cilave mund të përfitojmë.
1. Bashkimi alarm
Shumica e herëve të para të përvojave seksuale me partnerët bien në këtë kategori. Kur e bëjmë veten të prekshëm, të ekspozuar dhe "punojmë" drejt kënaqësisë së përbashkët momentale, vetëdija jonë e ndërgjegjshme rritet tej mase duke nxjerrë në pah veten tjetër tonën.
Ky bashkim nuk është aq shumë një vetëdije e ndërgjegjshme se sa një alarm i vetëdijes që del në pah. Ndjenja jonë e vulnaribilitetit dhe e eksitimit bën që mekanizmi natyrorë i adrenalinës të stimulojë alarmin duke e bërë eksperiencën më shumë primitive se sa shpirtërore. Ky lloj seksi është shumë dehës, pasi romanca që na shtyn vazhdimisht për partnerë të rinj, na shpërblen me atë "çastin e mirë" të gjëndes së ndërgjegjes.
2. Bashkimi i ndërgjegjshëm
Ndërsa sensi i vulnerabilitetit dhe stimulimit dobësohet, po ashtu dobësohet dëshira për kryerjen e marrdhënjes së tipit të parë që shpjeguam më lart.
Në bashkimin e ndërgjegjshëm mësojmë si të kultivojmë një formë më shpirtërore të seksit shpirtërorë, që krijon harmoni mes anës kafshërore dhe lozonjare të seksualitetit tonë. Në bashkimin e ndërgjegjshëm nisim të dëgjojmë dëshirat tona seksuale, të eksplorojmë trupin tonë dhe të partnerit, ndërtojmë intimitet më të thellë përmes vështrimit me sy, përkujdesjes seksuale, dhe ndjekim format më të thella të shprehive tona seksuale. Kjo shpesh gjeneron një ndjenjë intensive bashkimi dhe dashurie që shpesh na çon përtej vetes sonë.
3. Bashkimi shpirtërorë
Ekziston një term i këndshëm në skripturat "Sanskrit Tantric" që njihen si "Maithuna", që përkthehet "bashkimi seksual". Maithuna është një nga mësimet më të rëndësishme të "tantra-s" pasi vë në përdorim ndërgjegjen e "seksualitetit intensiv" si një shkallë që çon në lartësi më të mëdha të intensitetit, duke u fokusuar më shumë në iluminimin e shpirtit se sa vetëm në kënaqësitë seksuale.
Nxitja seksuale e derivon fuqinë nga trupi dhe emocionet, dhe në vetvete, nuk është aq e fuqishme sa të na ngre në nivele të reja të vetëdijes së ndërgjegjshme. Është seksi tantrik që na ndihmon të përjetojmë një seksualitet të bashkimit shpirtërorë duke nda ndihmuar të mishërojmë shpirtin. Ky lloj seksi mund të përshkruhet vetëm si një ndjenjë e pastër e pakufijtë lumturie, ngrohtësie dhe shkrirje identiteti (ose humbje identiteti), kryesisht gjatë orgazmës.
Nëse dëshironi të përjetoni bashkimin shpirtërorë përmes seksit shpirtërorë, klikoni këtu për disa modele të seksit tantrik
Tags
Roze