Nëse mendoni se gjeniu i klasës qëndron i vetëm sepse është arrogant dhe i ngathët nga ana shoqërore, mundohuni ta njihni më mirë pasi mund të mos jetë kështu. Kjo mund të ndodhë për shkak se ai apo ajo është ndershmërisht i lumtur me veten pa pasur nevojë për cicërimën e vazhdueshme të të tjerëve.
Një studim i ri i publikur në shkurt në revistën britanike Journal of Psychology nga Norman Li i Universitetit të Menaxhimit të Singaporit dhe nga Satoshi Kanazawa nga Shkolla Ekonomike e Londrës, sugjerojnë se njerëzit e zgjuar mund të jenë më të lumtur kur janë vetëm ose me më pak miq.
Sipas tyre, tyre kjo shpjegohet me rrënjët e lashta tona të shoqërisë së gjuetisë, të cilën ata e quajnë "teoria savana e lumturisë," shpjegojnë perceptimet tona aktuale për lumturinë. Ata e përdorin këtë teori për të shpjeguar të dhënat e 15,000 të rriturve të moshave nga 18 në 28 vjeç.Duke analizuar statistikat demografike, ata gjetën se njerëzit që jetojnë në vende me dendësi të madhe të popullsisë, ishin më pak të lumtur. Nga ana tjetër, njerëzit me më shumë ndërveprime shorëqore thonin se ishin të lumtur.
Rezultati shokant tregon se: njerëzit më të zgjuar nuk u ndikonin aq shumë nga faktorët e sipërpërmendur. Madje, ata mund të jenë të lumtur edhe duke jetuar në vende me dendësi të lartë të popullsisë dhe me më pak ndërveprim me të tjerët.
"Ekfekti i dendësisë së popullsisë në lidhje me kënaqësinë e jetës ishte dy herë më i lartë tek individëd me koeficient të ulët të inteligjencës se ata me nivel të lartë. Individët më inteligjen ishin më pak të kënaqur me jetën nëse u takonin më shpesh me miqtë e tyre."
"Njerëzit e vendeve rurale dhe qyteteve të vogla janë më të lumtur se sa njerëzit që jetojnë në hapësirat suburbane, dhe këto të fundit janë më të lumtur se njerëzit që jetojnë në qytetet e mëdha." shpjegojnë ata në pjesën e parë të studimit të tyre.
Kështu që jemi instiktivisht të lidhur të punojmë bashkë e të lulëzojmë në vende relativisht të vogla. Sidoqoftë, kohët kanë ndryshuar shumë nga lashtësia..., dhe sipas shkencëtarëve, njerëzit më të zgjuar duket se thjeshtë janë më të aftë që të adaptohen me realitetin e ri.
"Individët më inteligjent, që zotërojnë nivel të lartë të inteligjencës së përgjithshme dhe aftësi të lartë për t'u përballur me problemet e risive, mund të hasin më pak vështirësi për t'u adaptuar me risitë në komunitete apo situata të caktuara."
Gjithsesi, duhet të mbajmë parasyshë se ky konkluzion u arrit nga individë me nivel inteligjence mbi mesataren. Është thjeshtë një teori e bërë nga disa studiues që shpjeguan gjetjet e tyre, dhe jo një arsye për t'u larguar nga miqtë dhe shoqëria.