"Kanabis", një fjalë që na turbullon kur e dëgjojmë, por është një bimë që është përdorur për qëllime medicinale prej më shumë se 2500 vjetësh. Ekzistojnë piktura të njerëzve të lashtë dhe madje më shumë shumë shkrime historike janë në favor të përdorimit të tij. Kjo bimë është përshkruar si një agjent i fuqishëm kurues, por përgjatë shekujve gjërat kanë ndryshuar.
Le t'i hedhim një sy kulturave të pashta që përdornin kanabis.Egjiptjanët e lashtë
Vështrojini me vëmendje këto piktura të Shesat. Thonë gjithçka, madje nuk është më e nevojshme të shkruajmë për këtë.
Shumica e egjiptologëve të kohës moderne janë të mendimit se në Egjiptin e lashtë kanabisi përdorej si ilaç. Nga kjo pikëpamje historianët nuk kanë rrugë tjetër, vetëm të bien dakord me egjiptologët.
Egjiptjanët e përdornin për: tkurrje të mitrës, lëndime të gishtërinjve të këmbës, irritim të zorrës së trashë, ethe të përgjithshme dhe sëmundje të ndryshme.
Japonezët e lashtë
Po ashtu edhe japonezët ishin ndër kulturat që kultivonin kanabisin, madje thuhet se e kanë bërë këtë gjë përpara se të ekzistonte vetë civilizimi, rreth 10,000 vjet më parë.
Këta aziatik të lashtë e përdornin kanabisin në një sërë mënyrash - thurnin rroba, kanistra, dhe hanin rrënjët e kanabisit si ushqim.
Këtu kemi një qeramikë koreane, që tregon tergtarët korean duke transportuar kanabisin në Japoni. Në fakt është e vështirë që kjo të kuptohet me simbolikën tonë, por historianët bien dakord në këtë pikë.
Në Japoni kanabisi përdorej edhe në praktikat Shinto, ku në fakt tymosnin kanabis. Kjo pikturë tregon Geisha-t duke tymosur një sahan me klientët e tyre.
Kanabisi nuk u lejua me ligj në Japoni pas Luftës së Dytë Botërore, kur aleatët ndihmuan në rindërtimin e Japonisë pas luftës.
Kinezët e lashtë
Sigurisht që japonezët e morën nga kinezët.
Sipas të dhënave, faktet e para rreth përdorimit të kanabisit datojnë në vitin 2737 para Krishtit, nga perandori kinez Shen Nug, i cili dokumentojë efektivitetin e kësaj bime në trajtimin e zorrës së trashë dhe reumatizmës. Kanabisi përdorej gjerësisht në Kinën e lashtë, ndoshta edhe më parë se sa perandori të mbante këtë shënim.
Kinezët përdornin çdo pjesë të kanabisit; rrënjët për qëllime medicinale, rrënjët për tekstile, litar dhe bërjen e letrës; gjethet the lulet për t'u lartësuar. Farat i përdornin si ilaç dhe si ushqim.
Krishti
Ekzistojnë fakte të shumta që sugjerojnë se Krishti përdorte vetë kanabis në praktikat e tij shëruese. Jo domozdoshmërisht bazohej në të, por e përdorte kanabisin në praktikat e tij. Kjo është një pikturë që njihet si "Krishti duke shëruar të Verbërin", e shekullit 12, pikturuar nga Bazilika Katedrale Santa Maria Nouva di Montreale në Siçili.
Sipas një studimi të teksteve të vjetëra të publikuar në vitin 2003, Krishti ishte thuajse një përdorues i kanabisit dhe ithtar i hershëm i vetive të kësaj bime.
Shkrimi sugjeron se Krishti dhe dishepujt e tij e përdornin kanabisin për të bërë shërime mrekullore. Vaji për lyerje që përdorej nga Krishti dhe dishepujt e tij përmbante një përbërës që njihet si Kaneh-Bosem, i cili është identifikuar plotësisht si një ekstrakt kanabisi.
Krishti e përdorte temjan gjatë ceremonive të tij, i cili përmbante gjithashtu ekstrakt të kanabisit. Studiuesi i kësaj, Chris Bennet, citon shumë studiues të tjerë në punën e tij, përfshirë ehde Carl Ruck..
Tags
Kuriozitete