Përbërësit në deodorante që duhen Shmangur

 Me rritjen e shqetësimit në lidhje me sigurinë e deodorantëve antidjersë, shumë njerëz kërkojnë alternativën e deodorantëve natyral. Alumini lidhet me kancerin dhe sëmundjet neurologjike. Veç tij, të tjerë elementë helmues për shëndetin janë parabeni, triklosani dhe aromat artificiale.

Alumini
Antidjersët funksionojnë duke vendosur një shtresë alumini në lëkurë. Alumini zmadhohet kur kombinohet me djersën duke krijuar një barrierë në lëkurë që pengon djersën të dalë. Ekzistojnë shqetësime serioze në lidhje me këtë proces. Alumini në trup lidhet me sëmundje të ndryshme. Disa studiues sugjerojnë se, kur alumini absorbohet nga lëkura ka veti të prodhimit të estrogjenit. Kështu që në lëkurën pranë gjirit, ky është një shqetësim real për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Eksistojnë gjithashtu disa sëmundje neurologjike që lidhen me aluminin në trup. Shumë studime e lidhin aluminin me alzajmerin. Prof. Exley i Universitetit të Keele thotë për Frontiers in Neurology se "...alumini mund të shkaktojë një gjëndje të caktuar që lidhet me rritjen e agresivitetit dhe atakun e hershëm kardiak - ndodhi të tilla janë dokumentuar tashmë në sëmundjet e alzajmerin të zhvilluara në ambjente me ekspozim të lartë ndaj aluminit.

Përveç dëmeve të mundshme prej aluminit, bllokimi i djersës ndalon djersitjen dhe toksinat të dalin nga trupi. Djersitja është një proces natyrorë dhe i shëndetshëm.

Parabenët
Parabenët janë mbrojtës sintetik që përdoren në kozmetikë përfshirë deodorantët dhe antidjersët. Parabenët janë gjetur në kancerin e gjirit dhe është raportuar se imitojnë hormonet. Pra ky është një tjetër përbërës që duhet eleminuar.

Parabeni mund të imitojë hormonet në turp dhe të ndalojë funksionin e sistemit të endoktrinës. Spring Institute tregon në një studim në lidhje parabenët dhe kancerin e gjirit se "këto kimikate konsiderohen estrogjenike sepse aktivizojnë të njëjtët receptorë estrogjenik si në rastin e hormonit natyrorë estradiol.

Breast Cancer UK po bën një fushatë të fuqishme në Angli që të gjithë parabenët të mos përdoren më në kozmetikë për shkak të problemeve shëndetësore që shkaktojnë. Eliminimi i deodorantëve antidjersë që nuk përmbajnë parabene si fillim, do të ishte një hap i mbarë drejt eleminimit të parabenit në produktet kozmetike personale.

Triklosani
Triklosani përdoret në deodorante dhe sapunë për një sërë vetishë antibakteriale dhe antikërpudhore. Edhe trikolsani lidhet me shqetësimet hormonale dhe imitimin e estrogjenit. Megjithëse disa institucione shëndetësore e aprovojnë triklosanin si një përbërës që mund të përdoret, ato theksojnë gjithashtu se "...studimet mbi kafshët kanë treguar se triklosani ndryshon rregullimin hormonal".

Triklosani lidhet me rënjen e funksioneve muskulore. Një studim mbi minjtë gjeti se pas aplikimit të triklosanit mbi ta, funksioni i zemrës iu reduktua me 25% dhe fuqia e kapjes me 18%. Pra, vendosja e triklosamit nën sqetull mbi baza ditore, është diçka që duhet shmangur sa më parë.

Aromat artificiale
Aromat artificiale lidhen me shqetësime serioze të shëndetit. Ambjentalistët theksojnë se aromat artificiale janë helmuese të sistemit imunitarë dhe u japin një shkallë rreziku 4, nga 10 njësi (4/10). Aromat artificiale, të cilat gjenden në parfume, gjenden edhe në disa deodorant antidjersë, dhe disa pretendojnë se janë natyrale.

Alternativat
Hapi i parë që duhet bërë për një shëndet të plotë është të përdorni deodorantët natyrorë. Kini parasyshë se deodorantët natyrorë nuk janë deodorant antidjersitje. Kjo do të thotë se trupi juaj do të djersisë. Nëse deodoranti natyral funksionon siç duhet, nuk do vini re djersë në trupin tuaj. Djersitja është një proces natyral me dobishmëri për shëndetin.

Nëse nuk djersisni së tepërmi, mund të aplikoni vajin e arrës së kokosit në përditshmëri në vend të deodorantit. Mund të provoni të fërkoni një limon nën sqetull në mëngjes. Nëse djersisni së tepërmi, atëherë keni nevojë për diçka më të fortë që t'i përshtatet trupit.

Ekzistojnë një sërë deodorantësh natyrorë, mjafton të kërkoni. Por duhet mbajtur parasyshë që përpara se të blini një deodorant natyral, të vëzhgoni me kujdes përbërësit, të siguroheni që përbërësit aromatik janë natyral apo janë vajra esencial. Gjithashtu sigurohuni deodoranti të mos ketë alumin, pasi alumini mund të gjendet akoma tek disa deodorant natyral.
Previous Post Next Post