Mënyra për të humbur peshë në Zyrë


 Shumë njerëz e kanë të vështirë të ecin për 30 minuta apo më shumë gjatë ditës. Mund të jetë e vështirë të bësh një shëtitje përpara të shkuarit në punë dhe jo të gjithë kanë kohë të aktivizohen pasdite. Kështë që përse nuk e përdorni kohën e shpërdoruar në zyrë për të ecur, duke i ngjeshur në maksimum aktivitetet e ditës? Mbi të gjitha, është më mirë të jesh aktiv gjatë gjithë javës se sa të qenit sedentarë e pa aktivitete fizike. Provoni këto 5 marifete për të djegur minimalisht 300 kalori në një ditë në zyrë.

Ecni për 5 minuta çdo orë
Zgjidhja ideale do ishte t'u çonit e të bënit një shëtitje të plotë pesë minutëshe për çdo orë. Përse të mos lëviznit për të parë kolegët në zyrat e tjera apo në departamentet e tjera. Ose shkoni të blini disa fruta apo një ushqim të shëndetshëm. Dhe kur të shkoni sërish në zyrë, merruni me ato pajisje dhe punë që janë sa më larg tryezës së punës. E thjeshtë, duke u ngritur dhe lëvizur 8 herë në ditë, kjo përkthehet në 40 minuta ushtrime fizike dhe do të thotë se do digjni minimalisht 300 kalori me një lehtësi të paparë.

Tendosni këmbët ndërsa jeni të ulur
Njëjtë kur jeni në një fluturim të largët me avion, - kur nuk keni mundësi të ngriheni e të lëvizni sa të dëshironi - qarkullimi i gjakut mund të përmirësohet me disa ushtrime të thjeshta. Kjo do i parandalonte këmbët të ndjehen të rënda e të ngurta. Bashkojini këmbëz njëra mbi tjetrë, shtrijini-zgjatini sa të mundeni, dhe lëvizini një herë nga e djathta, dhe një herë nga e majta duke shtrënguar lehtësisht muskujt e barkut, bëheni këtë ushtrim të thjeshtë për 2-3 minuta rresht dhe këmbët do t'ju falënderojnë për këtë gjatë pasdites.

Bëni një shëtitje gjallëruese gjatë drekës
Asgjë nuk mund të jetë më keq se sa të shpenzuarit e të gjithë kohës mbi smartfon apo kompjuter. Nëse koha e mundëson, vishni një palë atlete të rehatshme dhe dilni jashtë për ajër të pastër. Duke ecur për 30 minuta me një shpejtësi relative (4-6 klm/orë) mund të digjni deri në 175 kalori. Përse nuk e bëni një aktivitet duke bërë që edhe kolegë të tjerë të bëhen me ju e të bëni të njëjtën gjë sëbashku.

Frymëmarrje e ndërgjegjshme
Ashtu siç trupi merr oksigjen për të finksionuar, frymëmarrja është një mënyrë për t'u qetësuar dhe për të menaxhuar emocionet. Gjithashtu, frymëmarrja e mirë ka efekte pozitive në sistemin limfatik dhe aparatin tretës. Në fakt, duke bërë disa frymëmarrje të thella disa herë gjatë ditës, kjo do të ndihmonte në pastrimin e trupit. Me duar mbi bark, merrni frymë thellë dhe shfryjeni stomakun si një tullumbace duke numëruar deri në tre. Më pas merrni sërish frymë dhe lëreni stomakun të vijë sërish në vend. Kur e nxirrni frymën jashtë për herë të dytë, numëroni deri në 6. Bëjeni këtë ushtrim 3 katër herë në ditë.

Ejani në punë të përgatitur me ushqime të shëndetshme 
Në vend që t'i nënshtroheni çokollatave apo patatinave, sillni me vete nga shtëpia ushqime të zgjedhura e të shëndetshme. Për shembull, mund të jenë fruta të thata ose të freskëta, dhe disa katrorë çokollatë të zezë. Këto ushqyes do shtojnë energjitë pa shtuar kilogram të tepërta në trup dhe ndihmojnë që të jeni në formën më të mirë gjatë ditës.
Previous Post Next Post