Të rënit në dashuri është pasion-irracional, i pakontrolluar, i egër. Të rënit në dashuri mund të ndjekë një logjikë që duket e pamundur. Por Hetty Rombouts, një studiues hollandez, intervistoi studentë dhe zbuloi se ekzistojnë 5 hapat e të rënit në dashuri - dhe duket se këto hapa janë të pandryshueshëm për shumicën e njerëzve.
1. Së pari, një person që takon një tjetër person, duhet të ketë dëshirën për të rënë në dashuri. Një mashkull ose femër e vendosur, një femër me një fëmijë të sapolindur, apo një i dashur i zhgënjyer mund të mos dojë të bie në dashuri, dhe rrugëtimi i tyre ndalon këtu.2. Dhe kur ky person - ta quajmë "Eva", por mund të ishte edhe "Adami" - është e gatshme për të rënë në dashuri, duhet të takojë atë person që i tërheq vëmendjen. Kjo mund të ndodhë për shkak se personi tjetër është atraktiv, por ndonjëherë, është e mjaftueshme që personi tjetër është atje. Ky person bëhet objektivi i saj.
3. Së treti, Eva ka nevojë për një shenjë minimale interesi nga objektivi i saj romantik - si një buzëqeshje apo një lëvizje koke-aprovimi kur ajo thotë opinionin e saj.
4. Tani shkojmë në hapin e katërt, ku e lëmë Evën vetëm për disa orë apo madje edhe ditë, në mënyrë që imagjinata dhe ëndërrat e saj të lulëzojnë.
5. Tani, Eva është e gatshme të takojë sërish objektin e dëshirës së saj. Në këtë hap final, personi tjetër duhet të tregojë një tjetër shenjë aprovimi, për shembull një buzëqeshje, dhe dashuria e Evës nis të çelë.
Çfarë mund të mësojmë nga ky studim për ndjenjat kritike? Të rënit në dashuri ndihmon në mbajtjen e një marrëdhënjeje që në fillim. Dashuria, së pari bazohet në pasion; intimiteti duhet të zhvillohet, dhe angazhimi të përforcohet, në mënyrë që të zëvendësojë pasionin, i cili në shumicën e marrëdhënjeve, venitet me kalimin e kohës.
Ky studim nxjerr në pah një këndvështrim të papritur: Kur njerëzit të rënë në dashuri mendojnë se partneri i tyre "është i/e vetmi", në fakt mund të jetë një tjetër.
Kur jemi të gatshëm për të rënë në dashuri, mund të mos jemi shumë përzgjedhës. Kjo ndryshom me kohën; angazhimi dhe intimiteti rritet ndërsa pasioni bie. Studiuesit thonë se në disa raste, qoftë edhe çiftet e divorcuara ndjejnë mungesë e njëri-tjetrit, pavarësisht se kanë jetuar në një martesë të pashpërblyer.
Kur pasioni bie, vëmë re se partneri ynë nuk është aq i veçantë sa mendonim, sidoqoft,do kuptojmë se intimiteti dhe angazhimi kanë arritur në atë nivel, sa që i dashuri ynë është vërtetë tashmë "i/e vetmi" për ne./Psychology/
Tags
Marrëdhënje