Paraja është një nxitës i fuqishëm i botës së sotme moderne, dhe për pjesën më të madhe, e kemi ngritur në pikën e nevojës. Sidoqoftë, nuk na nevojiten aq shumë para për të jetuar shëndetshëm edhe një jetë të plotë mbi këtë planet. Struktura e tanishme e shoqërisë bazohet në shkëmbimin konstant të parasë. Për të hequr qafe paranë, do të thotë që ta ristruktorojmë edhe një herë nga e para shoqërinë.
Nëse futemi në mentalitetet e brendshme të komunitete indigjene që ekzistojnë në harmoni me natyrën në botë, atëherë nevoja për para zhduket vërtetë.
1. Puna bëhet si lojëKur të gjithë jemi të fokusuar të jetojmë mbi tokë, ideja e "punës" pushon së ekzistuari. Nuk kemi nevojë për njerëz që të pastrojnë mbeturinat, të na mbajnë paratë apo të qeverisin qytetin. Njerëzit bëhen qeveria dhe puna që bëjmë shkon në dobi të gjithsecilit dhe planetit.
Shumica e punëve do jenë ndihmëse - furnizimi me ujë, mbjellja, mirëmbajtja, dhe ndërtimi i strukturave të një bote të re.
Për disa njerëz të ditëve të sotme, zgjedhja e karrierës bëhet vetëm për qëllimin e nivelit social dhe fitimet e mundshme që mund të kenë. Pa këta nxitës, shumë njerëz do të zgjidhnin vetëm punët e përditshme për shoqërinë dhe do i kushtonin mjaftueshëm kohë familjes ose hobeve të tyre kreaitve.
2. Njerëzit do bënin çfarë të donin
Pa statusin financiarë dhe shoqërorë nga mbrapa, do gjejmë shërues të apasionuar pas shërimit dhe bimëve medicinale, mësues të apasionuar pas mësimit etj.
Për më tepër, do shohim më shumë avancime dhe përparime në të gjitha fushat, sepse njerëzit që operojnë në këto fusha nuk do kenë më kufizime financiare apo preferenca klienteliste.
Po t'i heqësh çdo kufizim financiarë çdo personi, do kemi një mjekësi që do shëronte çdo person që do kishte nevojë për ndihmë - jo vetëm ata që kanë nevojë.
3. Më shumë kohë për familjen
Kur çështja e mbijetesës nuk është kyçe, do zbuloni se do keni më tepër energji për të shpenzuar me familjen.
Gjithashtu, kontributi i orëve të punës do jetë më i kufizuar se sa do ishte në një ekonomi të lirë, duke ofruar më shumë kohë për familjen se sa për takime dhe pritje, ndonjëherë të kota.
4. Shumica e stresit zhduket
Po të heqim mënjanë aspektet e mbijetesës, ajo çfarë na mbetet është shëndeti, marrëdhënjet, shpirtërorja dhe se sa shumë do të rritemi e do shprehim vetveten në mënyrë kreative.
Sa e lehtë do ishte jeta nëse nuk do ta vrisnit kurrë mendjen për para, ushqim, ilaçe apo strehë mbi kokë? Sa e lumtur do ishte familja juaj?
Sa stresorë në jetën tuaj nxiten nga çështjet e mbijetesës/parasë? Cilat fusha të jetës suaj do të bëhen më të thjeshta?
5. Edukimi bëhet i vërtetë
Edukimi bëhet një eksperiencë që ndahet me të gjithë, nga të gjithë dhe të gjitha moshat. Pabesueshmërisht, por e mësuara bëhet jashtë klasës dhe mund të bëhet vetëm përmes eksperiencës.
Ku gjithkush bëhet mësues, dhe gjithkush është student i gjithkujt. "Universiteti" nuk është i pamundur për ata që nuk kanë mundësi. Është një e drejtë e lindur për të gjithë.
Tags
Shpirt