Deri në vitin 1973, besohej se vetëm meshkujt kishin fantazi seksuale.
Në fakt revista "Cosmo" bëri po në atë vit një artikull me titull "Femrat nuk kanë fantazi seksuale. Meshkujt kanë."
Shumçka ka ndryshuar qysh atëherë. Ndërsa jetojmë në një shoqëri ku seksualiteti femërorë është mbase më tepër seç duhet tabu, le të eksplorojmë se si femrat e shijojnë seksin po aq sa edhe meshkujt.
Madje femrat kanë nxitje seksuale aq më mëdha, sa që meshkujt mund të mos jenë të aftë t'i përballojnë, po të konsiderojmë faktin se meshkujt e kanë socializuar kënaqësinë e tyre seksuale më shumë se femrat.E dinit, që kur një mashkull shfaq fytyrën e tij gjatë ejakulacionit në një film, ky film bëhet automatikisht me pullë të kuqe apo +18; ndërsa kur një femër shfaq fytyrën gjatë orgazmës, filmi bëhet automatikisht me pullë rozë ose +16. Çfarë do të thotë kjo në lidhje me mënyrën se si shoqëria mendon se femrat e përjetojnë kënaqësinë?
Mbase ka ardhur koha të diskutojmë për fantazitë më të thella seksuale të fermave.
Derisa këto fantazi qëndrojnë në anën e pandërgjegjshme, ndonjëherë mund të shkojnë më larg se sa dëshiron vetë trupi femrave - në fakt, prandaj quhen "fantazi".
1. Dominanca
Matthew Hudson i Psychology Today thotë se femrat fantazojnë duke qenë dominuese në dhomë. Femrat duan që trupi i tyre të adhurohet, të nxisin dhe kërkojnë t'ju përgjerohesh për më shumë.
Laci Green, You Tube-ist dhe edukator seksual, thotë se kjo është një kombinim i të qënit në një pozicion fuqie dhe të qenit të dëshiruar.
Në librin e saj “Garden of Desires,” (Kopështi i Dëshirave), Emily Dubberley, autore dhe gazetare britanike e specializuar në marrëdhënje dhe seks, thekson se fantazitë seksuale me dominancë përfshijnë të tradhtuarit e të dashurit, të kontrolluarit e skllavërisë erotike të partnerit apo të dashurit, apo duke qëndruar në një pozicion kategorik. Kjo fantazi fokusohet kryesisht kur femra merr kënaqësi dhe mashkulli ja jep pa kushte.
Zakonisht seksualiteti femërorë kalon në hije për shkak të dëshirës mashkullore për seks, kështu që është natyrale që femra të fantazojë duke qenë personi më i rëndësishëm në dhomë.
2. Nënshtrimi
Fantazitë e nënshtrimit në fakt janë një kategori e zakonshme, dhe përfshijnë duke iu dhënë dëshirave të një mashkulli dominues, duke u mësyrë dhe dhunuar seksualisht.
Këto fantazi të çojnë tek pyetja, "Deri në çfarë pike shkojnë këto fantazi?" Që do të thotë se nëse jeni një feministe dhe një femër e fortë, përse do t'ju ndizte kaq shumë ideja duke e nënshtruar veten plotësisht ndaj dikujt tjetër.
Green nxerr në pah tre teori: 1. Fantazitë e nënshtrimit, kryesisht më intensivet si përdhunimi, i cili mund të renditej në radhë të parë; 2. një shprehje ekstreme e fuqisë normale të dinamikës 2, dhe një zgjatim se si kultura jonë e erotizon dhunën dhe agresionin, ose mekanizmin e fajit.
Nënshtrimi do të thotë forcë, kështu që femrat duhet të angazhohen në përshkallëzime të çmendura seksuale pa u ndjerë të çuditshme apo nën faj. Ideja mund të ishte se femra e parandalojë që të ndodhte, por kënaqësia erdhi sërish, kështu që ajo nuk mund të fajësohet. Sërish është e pafajshme.
Kjo nuk sugjeron se femrat duan të përdhunohen apo t'ja japin kontrollin e jetës dikujt tjetër. Seksi dhe jeta ecin në shina të ndryshme, thotë Linda Alperstein, një terapiste e seksit nga San Francisco. Nënshtrimi nuk do të thotë që të lejosh burrin të të lëndojë. Jeta e vërtetë është luftë, thotë Alperstein, dhe kjo nuk reflekohet tek seksi.
Dr. Leon f. Seltzer thotë se kur një femër e vendos veten në një rol seksual të nënshtruar, ky është niveli më i lartë i kontrollit.
Elementi i kontrollit këtu është të pasurit e mundësisë së zgjedhejs për të marrë vendime ekstreme. Nënshtrim të sforcuar, si në rastin e përdhunimeve në jetën reale, dhe kjo në fakt nuk është një zgjedhje. Në një fantazi nënshtrimi, femra dëshiron të jetë e nënshtruar. Me fjalë të tjera, është zgjedhja e saj për ta bërë në këtë mënyrë.
3. Të shohë ose të shihet
Lidhet me veyeurismin dhe ekzibicionizmin. Qoftë nëse jeni duke e bërë në grup në një klub nate, përballë një dritareje të madhe, në mënyrë që komshiu të shohë apo vetë ajo të shohë çifte të tjera, kështu femrat fantazojnë për seks ku përfshihet një dëshmitarë. Kjo mund të përfshijë edhe të filmuarit e vetes duke për një mini-film pornografik.
Drl Laura Berman thotë se kjo lidhet me adrenalinën që vjen, nga frika për të mos u kapur duke kryer aktin. "Do të thoja se është një version ekstrem i kësaj, sepse, në disa raste të gjithëve na kanë kapur të paktën njëherë".
Stili i seksit-ekzibicionist mund të pridhojë një rritje të madhe të nivelit të egos. Dr. Drew Ramsey, psikiatër i Columbia University Medical Center, thotë se "ekziston një sens fuqie kur josh dikë që është në distancë."
4. Luajtja e rolit
Kjo mund të përfshijë role të thjeshta ose të komplituara. Luajta e rolit do të thotë thjeshtë një ndryshim i personalitetit ose mishërimi i dikujt tjetër pa u veshur.
Rolet komplekse, si duke u veshur si infermiere, pacient, mësuese, striptis, etj, përfshin duke luajtur rolin në mënyrë të paturpshme.
Kjo përfshin një tjetër element të nënshtrimit dhe dominancës. Lidhet me një marrëdhënje mes dy njerëzve ku njëri ka më shumë fuqi se tjetri (pacienti dhe infermjerja, për shembull, ku pacienti është në mëshirën e personit që kujdeset për të), duke e bërë fuqinë dinamike në një marrëdhënje ekstreme, dhe duke e erotizuar atë.
Lidhet edhe me parashikimin. Ju dhe partneri angazhoheni në një mënyrë kreative për të ardhur në qejf, krjoni një atmosferë dhe i paraprini kënaqësisë; e gjitha kjo parapërgatitje e rrit eksitimin përpara aktit final.
Siç e dimë, parashikimi e rrit nivelin e eksitimit, kështu që duke u përgatitur për të krijuar skemën kjo është një rrugë e sigurtë që të çon suksesshëm në stadin final.
5. Seksi atipik me të tjerë persona
Si mund të tingëllonte seksi me një njeri të shquar? Po me një ish ose një të panjohur? Femrat në marrëdhënje dhe ato që janë "single" shpesh fantazojnë për të tilla gjëra.
Këto fantazi nuk do të thonë se femrat i duan më pak partnerët e tyre ose do veprojnë domozdoshmërisht duke u bazuar në këto fantazi; në fakt shumë çifte të shëndetshme fantazojnë duke bërë seks me njerëz të tjerë.
Dr. Joyce Brothers thotë që kjo lloj fantazie "legjitimon mënyrën se si seksi mund të bëhet më i ndryshëm," derisa i jep nuanca gjërave pa dëmtuar monogaminë. Derisa qëndron vetëm fantazi dhe nuk çon në pabesi, gjithçka është në rregull.
Femër me femër
Shumë femra fantazojnë duke bërë seks me një tjetër femër. Kjo nuk do të thotë se janë patjetër lezbike. Në fakt, mesatarja e kësaj fantazie do të thotë se ato e vlerësojnë trupin e femrës, ashtu si shumica e shoqërisë.
Gjithashtu do të thotë se famrat e dinë se një femër tjetër do t'ja kuptonte në mënyrë të përsosur trupin, dhe do të dinte ekzaktësisht se çfarë do të bënte.
Ish-i
Dr. Berman thotë është normale të fantazohet për ish-in, i cili ka tundur seksualitetin tënd, të ka dashuruar dhe ju ka lënë. Në këtë rast, është familjariteti me këtë person që ju nxit. E dini, se ish-i juaj e di mirë se cilat butona të trupit tuaj të shtypë.
Huaj
Femrat nxiten nga ideja e madhe e të kryerit seks me një të huaj. Lidhet me spontalitetin dhe faktin se nuk do ta shihni kurrë sërish këtë person.
Green thotë se femrat shpesh ndjehen të ndaluara në jetën e tyre seksuale dhe të pazonja të kryejnë seks rastësorë pa pasoja sociale. Kështu që në këtë fantazi, femra mund ta lërë veten e saj të fluturojë pa frikë dhe faj. Ky person nuk e njeh atë, ajo nuk e njeh atë. Nuk ka paragjykime dhe gjykime.
6. Seksi në grup
Seksi në grup është joshës sepse do të ishte shumë stimulues, thotë Dubberley. Shumë duar do të të preknin gjithandej, në të gjitha zonat erotike tuaja, qoftë këto duar të një femre apo një mashkulli tjetër.
Rreth 15% e femrave fantazojnë seksin në grup, dhe kjo tregon ndarjen më të madhe mes emocioneve dhe kënaqësisë.
Është e pranuar gjerësisht ideja që femrat duhet të ndjejnë emocione ndaj dikujt për të kryer marrëdhënje me të. Por derisa femra nuk do të bie në dashuri me të gjithë në orgji, kjo fantazi e thyen këtë stereotip të pranuar gjerësisht nga shoqëria./elitedaily
Tags
Roze