Megjithëse shumë nga ne priren të ndihen më të lumtur në një marrëdhënje, të qenit "single" nuk duhet të shihet si një e "keqe" e trashëguar ose më pak e kënaqshme. Megjithëse ndonjëherë mund të duket e mërzitshme dhe e pakënaqshme pa një partner, do të përfitoni shumë benefite gjatë kohës kur jeni një femër apo mashkull beqarë. Shoqëria e sotme duket se e merr plotësisht për të vërtetë faktin se lumturia mund të gjendet tek një person tjetër, por kjo është shumë larg së vërtetës.
Të qenit beqarë nuk do të thotë vetmi dhe dëshpërim; në fakt, mund të çuditeni që shkenca ka provuar se disa njerëz ia dalin më mirë ku janë beqarë. Pavarësisht nëse bëni pjesë apo jo në këtë kategori, sërish mund të mësoni dhe ta shijoni veten pa një partner, në mënyrë që të ndiheni më të gatshëm, që kur të vijë çasti i përshtatshëm, të "zhyteni" në botën e dashurisë.
1. Dashuria nuk është vetëm lidhje në një marrëdhënjeMe shfaqjen e filmave modern, reklamave dhe internetit, na shpërlahet truri vazhdimisht duke na bërë të mendojmë se dashuria ekziston vetëm në marrëdhënjet romantike. Fatkeqësisht shumë njerëz akoma ndihen të pakompletuar kur nuk janë të angazhuar në një marrëdhënje romantike, dhe u duket se nuk mund ta gjejnë dashurinë derisa të gjejnë njeriun e rëndësishëm për ta. Sidoqoftë, dashuria nuk duhet të ketë kushte - duhet thjeshtë të ekzistojë e të jetë gjendja kryesore e ekzistencës. Me fjalë të tjera, nuk duhet të jeni të lidhur, që të njihni bollëkun e dashurisë në jetë.
Të qenit beqarë mund të na mësojë jo vetëm të gjejmë dashurinë tek njerëzit e tjerë, vendet dhe gjërat, por ta gjejmë gjithashtu tek vetja. Kur kultivojmë mjaftueshëm dashurinë për vetveten, atë herë do të shihni pasqyrimin e kësaj dashurie gjithkund dhe në çdo vend në botë. Dashuria duhet të jetë gjendje ekzistence, jo një ndjenjë që mund të keni në një marrëdhënje.
2. Nuk ju nevojitet dikush tjetër që të vlerësojë ekzistencën tuaj
Të qenit beqarë ju ndihmon të mësoni se jeni vetëm ju, përgjegjës për të parë vlerën tek vetja juaj. Duke duhet ta shihni tek dikush tjetër për pranim, sepse nëse duhet ta bëni një gjë të tillë, kjo do të thotë se nuk mund të shihni dobitë tek vetja juaj. Njerëz të tjerë mund të rrisin nivelin e besimit tek vetja juaj dhe t'ju ndihmojnë në kohë pasigurie, por ata nuk duhet të zëvendësojnë vlerën që i jepni vetes.
Si një femër apo mashkull beqarë, mund të mësoni se si të dashuroni dhe të kujdeseni për veten tuaj, në mënyrë që të mos mbështeteni tek dikush tjetër për ta bërë këtë gjë.
3. Koha e të qenit të vetëm është koha e rigjenerimit
Shumë njerëz në marrëdhënje duket se nuk e mbajnë mend se si ta kalojnë kohën të vetëm, derisa shpenzojnë shumë kohë me njeriun e rëndësishëm të tyre. Sidoqoftë, koha kur jemi të vetëm na mundëson që të rigjenerohemi, të bëjmë aktivitetet që na pëlqejnë, dhe të kultivojmë pasionin dhe ndërgjegjen pa praninë e partnerit. Kur shpenzoni kohë të vetëm, keni mundësi të reflektoni në heshtje dhe të keni pikëpamje të mprehta, diçka kjo që nuk mund ta keni në prezencën e partnerit.
4. Një tjetër person duhet t'i shtojë vlerë jetës suaj, dhe jo të jetë vetëm burim kënaqësie
Lumturia duhet të vijë nga brenda, jo duke u varur nga dikush që mund të na e dhurojë. Njerëz të tjerë mund të bëjnë të ndiheni mirë rreth tyre, por nuk duhet të mbështeteni totalisht tek ta për ndjenjat e sigurisë, lumturisë apo gjithçkaje tjetër. Në të vërtetë, njerëzit e tjerë mund t'ju lënë kur të duan, kështu që duke u varur nga ta si i vetmi burim mirëqenie për ju, kjo nuk duket një ide premtuese. Nëse e gjeni lumturinë brenda vetes suaj, asnjëri nuk mund t'ua marrë më.
Kështu, gjatë kohës që jeni të vetëm, mund të gjeni se çfarë ju pëlqen, nuk ju pëlqen dhe çfarë ju bën me të vërtetë të lumtur. Duhet ta zbuloni veten sërish, dhe asgjë nuk është më ngacmusese se sa të mësuarit se si të keni marrëdhënje pozitive me veten.
5. Të qenit beqarë mund t'ju dhurojë kohë të eksploroni hobet dhe interesat tuaja
Kur jeni vetëm, keni aq shumë kohë për të bërë gjërat që vërtetë ju pëlqejnë pa testuar nëse i pëlqejnë edhe partneri, sa që mund të bëheni vërtetë të zotë në një fushë të caktuar. Ju jeni lideri dhe ndërmerrni vetë vendimet tuaja pa ndërhyrjen e dikujt tjetër. Ndërsa kur jeni të lidhur, mund ta shpenzoni gjithë javën duke diskutuar se në fundjavë do të shkoni në një restorant, që në fakt ju nuk ju pëlqen në të vërtetë.
Pra është e thjeshtë, të qenit beqarë ju mundëson lirinë, fleksibilitetin, ju mundëson kohë që të gjeni sërish vetveten, dhe të mësoni se si të bini me të vërtetë në dashuri me personin më të rëndësishëm të jetës suaj - me veten tuaj.
Tags
Marrëdhënje