Në ditët tona të mbingarkuara, mund të jetë e vështirë qoftë edhe për të menduar se çfarë na dhuron kënaqësi.
Në këtë kontekst po paraqesim 6 kënaqësitë që njerëzit preferojnë të listuara sipas rëndësisë e të publikuara më parë nga Psychology Today, ndoshta kjo mund të na kujtojë se ekzistojnë edhe kënaqësi të tjera që duhet t'ja dhurojmë më shumë vetes.
SeksiPsikologu Harry Harlow gjeti që edhe majmunët orvaten të përfitojnë nga e prekura. Dhe për të shumtën e njerëzve, prekja seksuale i bën të ndihen mirë. Më pas vjen orgazma, e cila për shumë njerëz është ndjenja më e kënaqshme e të gjithave.
Shikimi i një ndeshjeje të madhe
Të gjithë kemi nevojë të besojmë. Skuardat sportive e mundësojnë këtë dhe e bëjnë pa shumë pasoja. Nëse skuadra jonë humbet, do ketë gjithmonë një ndeshje tjetër.
Argëtimi me një mik të mirë
Të gjthë kanë nevojë të argëtohem me miq të mirë. Kështu që nuk përbën surprizë fakti që shumë njerëz listojnë argëtimin me miqtë si një nga kënaqësitë më të rpeferuara.
Udhëtimi
Për shumë njerëz udhëtimi është një kënaqësi më vete. Këta njerëz kanë gjithmonë diçka të re për të parë, shijuar dhe eksploruar, dhe kjo mbase e bën udhëtimin e veçantë.
Shikimi i një filmi
Kompanitë e filmave shpenzojnë miliona dollarë për të krijuar një eksperiencë të paharueshme që mund të shihet në ekran apo kinema. Mund të zgjedhim një nga mijëra filmat që mund të na ekspozojë drejt kënaqësisë, mërzitjes, provokimeve dhe përvojave pa mundim. Ndonjëherë, përvojat tona më të mira ndonjëherë janë shikimi i një filmi që e kemi parë më parë.
Përqafimi i një fëmije
Për shumë njerëz, përvoja shpirtërore e përqafimit të një fëmije është e pakrahasueshme.
Një shëtitje, udhëtim me automjet apo xhiro me biçikletë
Arratisjet e thejshta mund të jenë të veçanta për shumë njerëz, Albert Ajnshtajni udhëtonte për çdo ditë rreth 20 minuta ndërsa ishte në zyrën e tij.
Tags
psikologji