6 gjëra që njerëzit më të Pasur në Botë bëjnë ndryshe

 Gjithkush dëshiron të jetë i pasur, por njerëzit më të pasur të botës bëjnë disa gjëra ndryshe nga ne, dhe nga kjo mund të mësojmë të gjithë. Mënyra se si e shihni pasurinë mund të ndikojë nëse jeni të aftë ta shihni veten të pasur, apo nëse mendoni se ju nevojiten një shumë parashë që ta shihni veten të suksesshëm.

Pasuria mund të kuptohet ndryshëm nga njerëz të ndryshëm. Bollëku financiarë është një lloj pasurie. Por në këtë shkrim do ta shohim pasurinë në dy drejtime; në pasurinë e jetës, ku ju keni bollëk për që dëshironi të rriteni, dhe jetën materiale të njerëzve më të pasur në botë, të cilën ndoshta do ta dëshironin të gjithë.

Le të shohim jetën si biznes dhe disa mënyra që mund të bëheni më të pasur seç realisht jeni. Jeni një themelues i një kompanie, dhe i vetmi pronarë i kompanisë "Tënde".

Jeni përgjegjës për çdo aspekt të mbarëvajtjes së kompanisë "Tënde" si një sipërmarje e suksesshme, që nga roja i portës hyrëse, tek larja e përditshme e dhëmbëve dhe tek këndi i ngrohtë i zyrës sënde ku edhe gjeneron idetë e reja. Tani le të shohim 6 gjëra që njerëzit më të pasur në botë bëjnë ndryshe në menaxhimin e sipërmarrjes së tyre personale.

1. Mësojnë diçka të re çdo ditë
Sipërmarja jote ka nevojë për informacion në mënyrë që të rritet suksesshëm. Rritja e aseteve të njohurive është diçka që njerëzit më të pasur në botë bëjnë ndryshe, dhe kjo është një aftësi që dhe ju mund ta përvetësoni.

"Marketwatch" thotë se investitorët e suksesshëm shpenzojnë mjaftueshëm kohë për të studiuar konceptet kyçe financiare, dhe qëndrojnë në të njëjtin hap me trendet e fundit. Shfrytëzojnë mundësitë që u paraqiten për të zgjeruar kuptimin dhe marrin informacione financiare mbi baza ditore.

2. Ndërmarrin më shumë risqe
Do të donit të investonit në Facebook, kur ky rrjet social ishte në fillimet e tij? Në fillimet e para të një kompanie, investimi në të përbën rrezik të madh. Problemi me riskun është se mund të humbisni para nëse kompania nuk rezulton e suksesshme. Gjithashtu shpërblimet mund të jenë të mëdha, nëse kompania rezulton e sukseshme.

Kur vjen puna për të bërë një investim të rrezikshëm në kompaninë "Tënde", pyeteni veten se cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë, dhe cilat janë përfitimet që mund të merrni.

Supozojmë se do të dilni në një takim me dikë që ju pëlqen pjesërisht. A do ta dëmtonte ky vendim kompaninë Tënde? Mund të ndryshoni mendje nëse gjithçka nuk shkon mirë? Çfarë do të humbisni nëse do refuzonit të investonit para dhe kohë? Çfarë mund të përfitoni nga kjo përvojë?

3. I përdorin asetet me zgjuarsi
Ja një listë e aseteve që ju keni (edhe nëse nuk e ndjeni se i keni):

Shëndetin

Mençurinë

Kohën

Njerëzit që ju duan

Mendjen

Trupin

Aftësitë

Energjinë

Dëshirën

Këto janë resurset dhe pikat e fuqishme tuaj tek të cilat mund të mbështeteni kur të keni nevojë.

4. Zhvillojnë përgjegjësinë personale
Vetëm ju jeni përgjegjës për suksesin ose dështimin e komanisë "Tënde". Njerëzit e pasur e dinë këtë, dhe përqafojnë krejtësishtë përgjegjësinë personale. Vendosni synime dhe nëse gjatë rrugës nuk rezultojnë siç e kishit parashikuar, shihni se çfarë mund të bëni ndryshe herës tjetër.

Pranojini dështimet dhe përpiquni t'i riparoni. Asnjëherë mos ia vini fajin të tjerëve kur nuk keni arritur qëllimet që do të ndihmonin kompaninë "Tënde".

5. Rrethohen nga ekspertë
Besojeni apo jo, por disa njerëz të pasur që njihni, mund t'ju ndihmojnë të arrini synimet tuaja. Nëse keni një qëllim në mendje, për shembull, për të humbur 10 kilogram peshë trupore, pyesni gjithë ata që njihni e që ja kanë arritur sukseshëm të humbasin kilet e tepërta.

Kërkoni ekspertë jashtë rrethit tuaj shoqërorë. Edukojeni veten mbi gjërat e rëndësishme që duhen mësuar në mënyrë që të arrish synimet. Bëjuni miq me ta nëse mundeni.

6. Fillojnë tani
"Koha më e mirë për të mbjellur një pemë është 20 vjet më parë. Koha tjetër më e mirë është tani," fjalë e urtë kineze.

E tashmja është gjëja më e shtrenjtë që keni, dhe njerëzit e pasur e përdorin këtë në anantazhin e tyre. Për çelësi është për të ditur që "e tashmja" e fjalisë së parë, ka ikur tashmë. Çfarë do të bësh me "të tashmen" e re? Si do ta shpenzojë atë kompania jote?

Nëse do vendosnit që të bënit 10 hedhje në ajër tani, do të pendohej kompania "Tënde"? Do të përfitonte kompania "Tënde" nëse do të shpenzonit kohë duke klikuar pamend në një "video game" në kompjuter?
Previous Post Next Post