Sfida e lidershipit është të jesh i/e fortë, jo i/e ashpër; të jesh i sjellshëm, jo i/e dobët; të jesh guximtarë, jo detyrues apo kokorroç; të jesh i/e matur, jo përtac; të jesh modest, jo i/e turpshëm; të jesh krenar, jo arrogant; të kesh humor, por pa budallallëk." - Jim Rohn.
Megjithëse ky citim i Rohn i drejtohet lidershipit, është aq shumë i thellë, sa që mund të jetë i aplikueshëm për cilindo. Kur nxjerrim në pah këto trajta, njerëzit do të na shohin si lider, por ky nuk duhet të jetë synimi kryesorë. Ndërsa lexojmë në rreshtat e këtij citimi të fuqishëm, bëhet e qartë se ekzistojnë mënyra të thjeshta e të fuqishme për të jetuar.
Sigurisht që jo gjithkush ka pasur fatin të hasë në një mësim të tillë në jetë. Dëshmojmë çdo ditë njerëz që nxjerrin në pah vazhdimisht të metat në karakter të përshkruara në ëtë citim: dobësia, përtacia, arroganca, budallallëku, turpi, kokorroçësia dhe ashpërsia. Shumë nga këta njerëz do vazhdojnë të jetojnë në këtë mënyrë, pa bërë ndonjë përpjekje të vetëdijshme për zhvillimin e disa trajtave të reja, më të respektueshme.E ardhmja jonë përcaktohet nga mënyra se si jetojmë në të tashmen. Sado klishe që kjo mund të duket, jeta është një maratonë, dhe njerëzit që "fitojnë" në jetë zhvillojnë ku jetojnë çdo ditë dhe çast duke kulluar një sens të caktuar të karakterit.
Sado e komplikuar të jetë jeta, mishërimi i trajtave të forta individuale nuk është i vështirë. Kur bëjmë përpjekje të vetëdijshme, e ardhmja jonë e respektuar do prodhojë gjithmonë fruta. Jemi të fortë, të zotë, dhe qenie njerëzore influencuese, por duhet të kuptojmë, dhe më e rëndësishmka të besojmë. E ardhmja kërkon të kemi ndërgjegje dhe besim.
Ja shtatë gjëra që duhet të dimë për të ardhmen
1. Dashuria mposht gjithçka
Dashuria është emocioni më i fortë dhe i thellë që mund të ndjejmë. Aftësia për të dashuruar njerëzit qoftë edhe në momentet më të llahtarshme, na bën vërtetë krijesa të veçanta.
Mahatma Gandi dikur thoshte "Aty ku ka jetë, ka dashuri," një citim i thjeshtë i dikujt që jetojë jetën e tij me dhembshuri dhe dashuri deri në fund. Njerëzit më të admiruar të historisë e kanë përqafuar dashurinë në një mënyrë që u ka mundësuar të këmbëngulin përballë vështirësive, humbjes dhe pashpresës.
Nuk jemi të ndryshëm. E vetmja konstante në jetë është, ndryshimi, dhe aftësia për të dashuruar përmes zbaticave dhe baticave të dhuratave dhe nevojave.
2. Ja vlen që të rrezikohet për ëndërrat
Helen Keller dikur ka thënë se "Jeta është ose një aventurë guximtare ose asgjë." Kur i biem shkurt mungesës së lidhjeve të shqetësimeve të sipërfaqshme të jetës, ajo çfarë mbetet më e rëndësishme në fund, është qëllimi ynë...ëndërra jonë.
Shumica e shoqërisë kanë një "mendësi sigurie," që duan të jetojnë në luks dhe me shqetësime minimale. Shumë nga ne duan të zgjohen, të shkojnë në punë, të vijnë në shtëpi dhe të orvaten për të gjetur kohë për pak argëtim gjatë rrugës.
Problemi me këtë këndvështrim është se vjen nga një pikë frike - një emocion mjaftueshëm i fortë për të bërë shumë njerëz të pazotë që të ndërmarrin risqe. Diçka e rëndësishme që të gjithë ne duhet të kemi parasyshë është se frika është normale - çdo njeri ka frikë. Por shumë njerëz nuk e uptojnë se ne jemi të aftë që ta përdorim frikën, në vend që frika të na përdorë ne.
Plotësimi i ëndërrave kërkon ndërmarrjen e rrezikut. Rreziku nxit frikë. Përdore këtë frikë.
3. Nderi dhe respekti janë Suprem
Nëse të gjithë ne do përqafonim nderin dhe respektin si sjellje të domozdoshme, bota jonë do ishte një vend më pak grindavec. Fatkeqësisht, shoqëria ka përqafuar vrasjen, pamëshirshmërinë, në 24 orë të çdo dite mbizotëron ai lloj mentaliteti që i vë njerëzit kundër njëri-tjetrit. Kjo nuk është akuzë mbi konkurrencën, e cila në vetvete është e vlefshme. Sidoqoftë, kur harrojmë të përshëndesim njëri-tjetrin me mirësjelljen e zakonshme, kjo përbën në vetvete një njollë që të tjerët ia kanë fabrikuar shoqërisë.
Konceptet e nderit dhe rrespektit janë të larta. Përvetësimi i nderit dhe rrespektit fitohen. I fitojmë duke përqafuar një karakter të vlerësimit të lartë.
4. Momenti i tanishëm është gjithçka kemi
Koha është aseti ynë më i vlefshëm. Mesatarja e jetesës në botë është rreth 70 vjeç. Kushdo që ka arritur moshën e mesme mund të dëshmojë fjalën e urtë që "koha fluturon". Sa më gjatë të jetojmë, aq më shpejt edhe koha kalon.
Nuk përbën çudi fakti që shumica e njerëzve nuk e përqafojnë momentin e tanishëm, por vazhdojnë të punojnë, të ikin, të kërkojnë e të arrijnë - shpesh për asgjë të veçantë.
5. Rrethanat nuk na përkufizojnë dot
Një nga përkufizimet e përgjegjësisë është aftësia për të përzgjedhur reagimin tënd. Nuk mund të pretendojmë se njohim vështirësitë e rrethanave të dikujt. Disa nga njerëzit më të shquar në botë kanë tejkaluar rrethana tejet të llahtarshme.
Tendenca e brendshme për të fajësuar rrethanat për trazirat në jetë është universale, dhe është krejtësisht njerëzore. Sidoqoftë, sapo të kemi nën kontroll reagimet tona në çdo rrethanë, pavarësisht emocioneve negative që nxisin, do të kuptojmë fuqinë e vërtetë.
Aftësia për t'u përqendruar tek reagimet, në vend që të përqendrohemi në rrethana, është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e dikujt.
6. Vetë-kontrolli është aleat i yni
Emocionet janë mjaftueshëm të fuqishme sa të tundojmë vendimet më të rëndësishme tona. Duke bërë dallimin mes vendimit dhe tundimit, kjo është aftësia për të përmbledhur veten dhe kontrolluar të menduarit e tyre...dhe duke vepruar në këtë mënyrë, duke kontrolluar gjithashtu emocionet.
Janë të pakta trajtat aq të fuqishme si aftësia për të kontrolluar të menduarit përmes përqendrimit, maturisë dhe ndërgjegjjes. Zhvillimi i kësaj zotësie është shpesh i përpiktë dhe përplot me pengesa, mundësitë bëhen të pafundme kur kjo zotësi arrihet. Ky është ndoshta mësimi më i mirë që mund të mësojmë ndërsa navigojmë në fatin e dikujt.