Si qenie sociale, kemi nevojë të bëjmë miqësi me një sërë njerëzish; këtu mund të hasim edhe në njerëz fals, me të cilët është e nevojshme të replikojmë, "Çfarë po ndodh me ty?" Intuita na thotë që diçka nuk shkon ashtu siç duhet në lidhje me fjalët dhe ndjenjat që vijnë nga një person fals, dhe këtë gjë duam ta shmangim.
Sa më shumë njerëz negativ, tharës-emocionesh dhe fals të eliminoni nga jeta juaj, aq më mirë do ndjeheni. Duke u rrethuar me njerëz pozitiv e të çiltër, ka më shumë të ngjarë që të japin suportin e duhur për të arritur qëllimet tuaja.
Të heqësh qafe çdo person fals në jetë mund të mos jetë e mundur (p.sh. rasti i një kushëriri), dhe as është gjëja më e mirë që mund të bëni.Nëse nuk mund ta shmangni një person fals, ju mbeten dy zgjidhje:
1. Do të pajtoheni me sjelljen false të tij apo asaj, ose
2. do bëni diçka për të.
Në vend që t'i shmangeni kontaktit, mund të përpiqeni ta ndryshoni personin fals duke e ndihmuar që të ndryshojë në një person autentik. Le të shohim 9 replika që mund të përfshini në bisedën me një person fals.
1. "Më duket se nuk ndjehesh rehat kur je me mua"
Personi fals përpiqet ngathtësisht t'ju imitojë e të jetë si ju. Kur i bëni këtë deklaratë, i jepni mundësi personit fals të flasë për nivelin e rehatisë kur është rreth jush apo të tjerëve.
2. Imitoni shrehitë false dhe gjuhën e tij apo asaj
Kur imitoni të qeshurën false të personit dhe përdorni të njëjtën gjuhë si, personi fals në këtë situatë shpesh e gjen veten të surprizuar. Kur shohin se po përpiqeni të luani lojën e tyre, kjo nuk do ishte diçka që ata kishin pritur. Po i tregoni personit fals që ju jeni gjithashtu një aktor i mirë.
3. Kërkojini diçka që keni nevojë apo ju duhet
Personi fals zakonisht përpiqet t'ju manipulojë. Edhe nëse nuk jeni të sigurtë se çfarë duan të arrijnë duke ju manipuluar, kërkojini diçka. Duke i kërkuar diçka, kjo është një mënyrë shoqërore për t'u lidhur çiltërsisht me një person fals.
4. "Duhet të jesh i/e ndershëm me mua"
Duke thënë se keni nevojë për ndershmëri, kjo është diçka shumë e drejtpërdrejtë. Po t'i kërkoni dikujt të shrehë ndershmëri, emocione të sinqerta dhe jo false, është njësoj sikur po i kërkoni t'ju trajtojë me respekt.
5. Shprehni vlerësimin tuaj për njerëzit autentik
Flisni se sa e rëndësishme është për ju kur jeni në praninë e njerëzve të vërtetë me veten e tyre. Vazhdoni ta bëni këtë derisa personi fals ta "heqë maskën" e të bëhet një tjetër person.
6. Zbuloni diçka që nuk është e vërtetë për atë çfarë ata kanë thënë
Gjeni një shembull specifik në fjalët e tyre që është false, mashtrim ose e pavërtetë, dhe përmendeni. Mund të thoni "Nuk thatë kështu dje kur folëm në telefon". Përgatituni që personi fals të përgjigjet me inat e mëri dhe qëndroni të ftohtë e të qetë.
7. "Do të doja të flisnim më shumë, por më duket se nuk je vetvetja tani"
Sërish, kjo lloj shprehie e refuzon falsitetin e personit dhe përqafon mundësinë për të lidhur me të, kur të jetë i/e sinqertë.
8. "Do flasim më vonë, kur të jesh më i/e qetë"
Jepini vetes dhe personit fals pak hapësirë dhe kohë. Jeni në dijeni që po hasni në konflikte emocionale dhe stres nga ana e personit fals, por mundësoni pak distancë për t'u qetësuar dhe rifreskuar mendësinë pasi të merreni vesh me personin fals.
9. Kërkojini të jetë autentik rreth jush
Mund të thoni se "E di që ti dëshiron të bëhesh pjesë e grupit, dhe je i mirëpritur të bashkohesh. Do ta vlerësoja, nëse do u qetësonit e do jini vetvetja në të ardhmen..