Ndërsa mosha kalon sytë bëhen më të dëmtueshëm nga faktorë që lidhen me stilin e jetesës dhe me sistemin imunitarë. Por gjithsesi ekzistojnë ushqime dhe faktorë për ta mbajtur shëndetin e syve në maksimum, pavarësisht moshës.
1. LuteinaNjë antioksidant i është mbiquajtur "vitamina e syrit". Luteina mbron të dy sytë dhe lëkurën. Ky anti-inflamator, gjendet në ushqime si perimet dhe të jeshiltat, në të verdhën e vezës, fruta agrume dhe portokalli. Pasi konsumohet përshkon tërë trupin, sidomos në pjesët e syve që quhen macula dhe lentet.
Hulumtuesit në Universitetin e Harvardit kanë zbuluar se vetëm gjashtë miligram e përditshme e luteinës mund të ulë rrezikun e degjenerimit makular me një mesatare prej 43 për qind.
2. Zeaxanthini
Ka më shumë se 600 lloje të ndryshme të karotenoideve që gjenden në natyrë, por vetëm rreth 20 bëjnë rrugën për në sy. Luteina dhe zeaxanthina janë shumë të rëndësishme për pjesët delikate të syve. Ashtu si luteina, edhe zeaxanthina ndihmon në mbrojtjen e indeve të syve, lenteve dhe maculas, e cila i hap vizionin dhe parandalon çrregullime si katarakti.
3. Vitamina C
Antioxidanti vitaminë C nuk lufton vetëm ftohjen - ajo gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e shikimit duke luftuar radikalet e lira dhe ndihmon për të absorbuar më shumë minerale dhe ushqyes në përgjithësi. Studimet tregojnë se shumë amerikanë janë të mangët në këtë vitaminë të rëndësishëm që ndihmon riparimin e indeve të dëmtuara, ngadalëson përgjigjet inflamatore, pengon mutacionet celulare dhe shumë më tepër.
4. Vitamina E
Vitamina E, vitaminë A dhe vitaminë C punojnë së bashku për të mbajtur qelizat dhe indet e fortë dhe mbrojtur nga efektet e inflamacionit. Këto antioksidantë ulin rreziqet e lidhura me degjenerimit makular për shkak të moshës, plus konsumimi mjaftueshëm i vitaminës E dhe vitaminës A së bashku ka treguar se ka përmirësuar në shërimin dhe shikimin e njerëzve që i janë nënshtruar kirurgjisë me lazer.
Disa studime kanë gjetur se njerëzit kanë rreth 25% rrezik më të ulët të zhvillimit të fazve të avancuara të degjenerimit makular, kur konsumojnë të paktën 400 njësi ndërkombëtare të vitaminës E në ditë, veçanërisht kur merren bashkë me vitaminën A (si beta-carotene), vitaminën C dhe zinkut. Një studim i 2008 që përfshiu 35.000 të rritur gjeti se ata me nivelet më të larta të luteinës dhe vitaminës E kishin rrezik më të ulët të zhvillimit të kataraktit në krahasim me ata me nivele të ulëta
5. Zinku
Studimet kanë gjetur se zinkut në kombinim me vitamina të tjera ndihmon në mbrojtjen e retinë dhe ul rrezikun nga degjenerimi makular. Zinku është një nga përbërësit më të rëndësishme që ndihmon në thithjen e lëndëve ushqyese (përfshihet në më shumë se 100 procese metabolike) duke lejuar eliminimin e duhur të mbeturinave, që lufton inflamacion dhe dëmtimet qelizore.
Zinku gjendet në indet brenda syve, sepse luan një rol vendimtar në ndarjen e duhur qelizore dhe rritjen e qelizave, ruajtjen e qarkullimit të shëndetshëm, balancimin e hormoneve që parandalojnë reagime autoimune, dhe kontrollin e citokineve inflamatore që sulmojnë indet. Trupi i njeriut nuk e sintetizon dot zinkun që ka nevojë, kështu që ne kemi nevojë për të marrë mjaftueshme zink nga burime si peshku, mishi dhe arrorrët.
6. Vitamina A (Beta Carotene)
Sipas një raporti nga Gazeta e Shoqatës Mjekësore Amerikane të Opfamaologjisë, ne kemi nevojë për të marrë mjaftueshëm vitaminë A për të parandaluar verbërinë, veçanërisht në qoftë se kemi nivel të ulët të ushqyesve të tjerë kyç. Vitamina A është një antioxidant dhe ka treguar që parandalon humbjen e shikimmit të shkaktuar nga kushtet degjeneruese, të tilla si kataraktit dhe degjenerimi makular. Studimet gjithashtu tregojnë se vitamina A me antioksidantë të tjerë ndihmon në ngadalësimin e progresionit të nevropatisë (dëme nervore) - duke përfshirë nevropatitë diabetike - të shkaktuara nga diabeti.
7. Acidet yndyrore Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 janë të shëndetshme për dhjetëra arsye shëndetësore, sepse janë anti-inflamatorë dhe në gjendje të ngadalësojnë efektet e plakjes. Njerëzit me mungesë të omega-3-shit janë ata që konsumojnë një sasi të madhe të ushqimeve të përpunuara, vajra bimore të hidrogjenizuara, dhe ata që në idetat e tyre nuk përfshijnë peshkun.