Të gjithë kemi ndjerë momente xhelozie.
Nuk po flas për xhelozinë romantike, por për atë lloj xhelozie kur dëgjoni për suksesin e të tjerëve, ose kur ata kanë diçka që ju dëshironi.
Mund të ndiheni xhelozë se ata kanë më shumë para, se janë më të suksesshëm, më të bukur apo kanë trup më të këndshëm se ju.
Xhelozia lind kur fokusoheni tek gjërat jashtë vetes dhe e krahasoni veten me të tjerët. Kur fokusoheni në atë çfarë nuk jeni në vend që të fokusoheni në atë çfarë jeni, kjo çon vetëm në vuajtje.Kur fokusoheni në atë çfarë nuk keni në vend që të fokusoheni në atë çfarë keni, kjo shkakton ndjenjën e pamjaftueshmërisë.
Kur e fokusoni vëmendjen jashtë vetes, kjo çon gjithmonë që të mendoni se jeta e dikujt të duket më e bukur se e juaja.
Por ky është një iluzion.
Xhelozia lind kur harroni se kush jeni, kur harroni vlerat dhe dobishmërinë tuaj.
E vërteta: jeni të plotë, të përsosur dhe të kompletuar. Asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.
Por ndonjëherë e harrojmë këtë gjë.
Kur e harroni perfeksionin tuaj të brendshëm, shkoni drejt ndejnës së pamjaftueshmërisë, duke menduar gabimisht se nuk ka për të gjithë. Sikur dikush jua ka marrë suksesin.
Ky është iluzion.
Universi është i bollshëm.
Festojeni suksesin e të tjerëve si të ishte i juaji.
Sa më shumë të festoni dhe bekoni suksesin e njerëzve rreth jush, aq më shumë do ta hapni veten për sukses në jetën tuaj.
Xhelozia lind kur harroni se kush jeni në të vërtetë dhe bini në iluzionin e ndarjes. Kur dini se jeni një qenie e pafundme, se jeni pazgjidhshmërisht të ndërlidhur me gjithë ekzistencën, e dini se jeta dhe të jetuarit e jetës është e njëjtë për të gjithë njerëzit. Në një nivel më të thellë, ju e kuptoni se nuk ekziston një ndarje mes jush dhe diçkaje tjetër.
Jemi të gjithë pjesë e së njëjtës skuadër, pjesë e njerëzimit. Kur diksuh ka sukses, në një farë mënyre, ky është gjithashtu suksesi juaj. Nuk është marrë nga ju. Kjo hap një mundësi për ju gjithashtu.
- Pushoni së krahasuari veten me të tjerët dhe fokusohuni tek dhuratat tuaja të jetës.
- Dashurojeni veten ashtu siç jeni dhe nuk jeni. Mund të mos jeni perfekt, dhe kjo është diçka e përsosur pasi ju bën perfekt në veçantinë tuaj. Kur qëndroni të fokusuar në veçantinë tuaj, e kuptoni se nuk ekziston njeri tjetër si ju, dhe as ka për të ekzistuar.
Nuk keni konkurrencë duke qenë vetvetja. Dhe mbase, suksesi më i madh në jetë është të jesh plotësisht vetvetja.
Sapo të përqafoni aspektin që ju jeni një shprehje unike e mrekullueshme e euniversit, xhelozia do shkrihet.
Tags
Shpirt