Vitet e shkollimit mund të kujtohen me nostalgji nga shumë njerëz, por në fakt ekzistojnë disa aftësi shumë të rëndësishme që nuk na i kanë mësuar në shkollë, të cilat po i paraqesim në vijim:
1. Nuk na kanë mësuar të jetojmë momentinDitën në shkollë janë të planifikuara. Është zilja e mësimit, koha e qëndrimit në klasë, provimet, pushimi dhe kështu e gjithë dita jonë është e mirëprogramuar. Një ndër mësimet më të vështira të jetës është të mësuarit për t'u përqendruar në të tashmen, dhe jo në të shkuarën.
Përpara se të fillojmë mësimin, ne jemi të lirë të vrapojmë kur duam, të flemë kur duam, të hamë e pimë kur të duam. Na jamë mësuar kufizimet kohorë, për të cilat po punojmë për t'i çmësuar sërish.
2. Nuk na kanë mësuar të themi "jo"
Thuajse e gjithë jeta jonë shkollore është shpenzuar duke iu bindur figurës së mësuesit. Është thuajse e pamundur të merrni një vendim për diçka në shkollë. Ata ju thonë se ku të uleni, çfarë të lexoni, kur të ushqeheni dhe kur të shkoni në shtëpi. Nuk do donit t'i thonit jo ndonjë gjëje sepse dë etiketoheshit si të padisiplinuar.
Në moshë të rritur, kemi mësuar të themi edhe "jo" për çfarë nuk duam. Disa nga ne janë akoma duke mësuar këtë fuqi dhe si ta përdorin atë. Duke qenë personi "po", kjo është diçka e rehatshme shoqërisht. Por kur pretendojmë fuqinë e "jo-së", kjo është një aftësi që e kemi mësuar jashtë shkolle.
3. Në shkollë nuk na kanë mësuar të ndjekim zemrën tonë
Zemra jonë di çfarë do, por në shkollë na është mësuar kënaqësia e vonuar. Nuk mund ta kesh____deri sa____Kur mohojmë dëshirat tona, ato qëndrojnë sërish atje, por i kemi groposuar nën peshën e përgjegjësive, parave dhe kufizimeve kohore. Kur i mohoni dëshirat, ato mbeten sërish atje, por vetëm sa i keni varrosur nën peshën e përgjegjshmërive, kohës dhe limiteve kohore. Kur dëgjjmë zemrën tonë teksa thotë "shpenzoni ditën jashtë" dhe mos shkoni në zyrë, kjo nuk është një aftësi që e kemi përvetësuar në shkollë.
4. Nuk na kanë mësuar të vlerësojmë emocionet tona
Emocionet tona e zgjerojnë përvojën tonë ndaj botës duke na dhënë reagime në lidhje me mënyrën se si ndihemi përballë njerëzve, veprimeve dhe botës. Në shkollë vetëm sa na kanë mësuar të mos qajnë e ta mbajmë për brenda inatin, në vend që ta çlirojmë jashtë.
Sigurisht që si të rritur, kemi mësuar që të shtypim vetëm ato emocione që na çojnë drejtë problemeve. Për të përdorur emocionet si një tregues për të ndërmarrë vendime në bazë të ndjenjave të forta, kjo është një aftësi që e kemi mësuar në moshë madhore.
5. Nuk na kanë mësuar si të mbështetemi tek vetja jonë
Në shkollë kishit një sërë njerëzish që ju ndihmonin, por kanë harruar t'ju mësojnë se si t'i zgjidhni vetë problemet në ato raste kur prindërit dhe mësuesit nuk janë pranë jush. Të kujdeseni për veten kur jeni sëmurë, të argëtoheni, të bëni e të menaxhoni paratë tuaja.
6. Nuk na kanë mësuar si të krijojmë e të mbajmë një marrëdhënje romantike
Sigurisht që jeta dashurore është një fushë ku shumica e njerëzve mësojnë dke gabuar, dhe nga kjo nuk kanë mësuar gjë në shkollë. Mund të keni pasur një të dashur në shkollë, por aftësitë për ta mbajtur të gjallë dashurinë, është diçka që është dashur ta mësoni vetë./Oculus News
Tags
psikologji