Njerëzit mbi 50 vjeç që janë aktivë seksualisht kanë kujtesë dhe aftësi më të mira konjitivive, se sa ata njerëz që angazhohen pak ose aspak seksaulisht, konfirmon një studim i ri në Britaninë e Madhe, i botuar në 28 janarë në revistën Age and Ageing.
Duket se seksi stimulon më tepër trurin e meshkujve se të femrave. Në këtë studim, meshkujt aktivë seksualisht performuan më mirë në testin e kujtesës dhe në funksionet ekzekutive - procesi mendorë i tyre përfshinte planifikimin, zgjidhjen e problemit dhe përqendrimin. Ndërsa femrat aktive seksualisht arritën rezultate më të mira në testin e kujtesës.
Studiuesit analizuan të dhëna të përftuara në më shumë se 6,8000 femra dhe meshkuj të moshave nga 50 në 89 vjeç në Angli.Të anketuarit u pyetën paraprakisht nëse kishin pasur marrëdhënje seksuale gjatë 12 muajve të fundit. Studiuesit përdorën një përkufizim të gjerë në lidhje me aktivitetin seksual, ku u përfshinë marrëdhënja, masturbimi dhe prekjet apo përkëdhelitë.
Tags
Roze