Pablo Iglesias, udhëheqësi i krahut të majtë "Podemos" të partive populiste, përqafoi Xavier Domenech, një anëtar i lëvizjes social të Katalonjës Procés Constituent, të entuziazmuar u puthën në buzë në mes të Parlamentit spanjoll. Kaq mjaftojë dhe mediat sociale vërshuan duke e shpërndarë këtë moment që siç e cilësojnë ata, "Beso Iglesias" ("beso" që do të thotë puthje).
BBC raporton se puthja duket të jetë një variant i puthjes "Vëllazërore Socialiste", në të cilën dy bashkëluftëtarë zakonisht përqafohen dhe puthen në të dyja faqet, siç ka ndodhur gjerësisht në Shqipëri mes Enver Hoxhës dhe kolegëve të tij.Leonid Brezhnev, i Partisë Komuniste Ruse e ka popullarizuar këtë puthje në vitin 1979, kur puthi Erick Honecker, anëtar i Partisë Socialiste të Gjermanisë Lindore.
Tags
E çuditshme