Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar së fundi listën e zezë me emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shpallur "non grata" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Non grata" është një term diplomatik që thënë më thjeshtë do të thotë "jo i mirëpritur".
Në këtë listë të zezë të gjyqtarëve të korruptuar që iu është anuluar viza amerikane janë edhe emrat e 14 gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPKI-ja.
ILDKP rezulton se ka kallëzuar në prokurori 12 gjyqtarë dhe dy prokurorë të akuzuar për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumentave.Ja gjyqtarët e shpallur "non grata" nga SHBA sipas datës:
23 prill 2014">2014 Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
26 shtator 2014">2014 Ardian Kalia, gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë
29 shtator 2014">2014 Osman Aliu, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë
12 nëntor 2014">2014, Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
28 prill 2015, Tomorr Kullolli, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
28 prill 2015, Besnik Qira, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
8 qershor 2015, Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë
8 qershor 2015, Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë
8 qershor 2015, Enkeleda Doda (Kashuri), gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.
9 korrik të 2015-s, Adelina Zarka, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier
9 korrik të 2015-s, Petraq Çuri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
2 nëntor 2015, Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Emrat e prokurorëve të shpallur "non grata" nga Shtetet e Bashkuara
12 nëntor 2014">2014, Petref Asllani, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan
1 mars 2014">2014, Bardhok Lleshi, me funksion prokuror.