Ekzistojnë një sërë keqkuptimesh në lidhje me termat "shpirt binjak" dhe "partner" (burri apo gruaja). Një shpirt binjak është dikush që vjen në jetën tuaj për t'ju mësuar, për t'ju pasuruar dhe shtyrë drejt një gjendje më të lartë të ekzistencës dhe koshiencës në jetë. Ndërsa një partner është dikush në të cilin apo cilën mbështeteni, keni besin dhe vareni gjatë jetës suaj.
Ja 5 ndryshimet kyçe mes shpirtit binjak dhe partnerit
1. Shpirti binjak përmbush një mësim në jetën tuajShpirti binjak mund të depërtojë në jetën tuaj i maskuar si mik, anëtarë familje apo kushëri. Ata përmbushin një pasion dhe dëshirë që duhet mësuar. Sapo detyra dhe udhëzimi të jetë plotësuar, aty është edhe shpirti binjak, shpesh duke lënë një dhimje koke të pakuptueshme.
Partneri jetësorë ka interesa të përbashkëta jetësore me ju. Ky person është lideri, shtylla e fuqisë dhe suportit që ju kërkon të ndërmerrni risqe. Ndryshe nga shpirti binjak, partneri jetësorë qëndron pranë pavarësisht pengesave dhe sfidave. Partneri i jetës është i lidhur shpirtërisht dhe fizikisht pa nocione egoiste.
2. Ekziston një ndryshim i madh në lidhjet shpirtërore
Shpirtat binjak kanë një lidhje të thellë përmes zemrës dhe ndërgjegjes. E sfidojnë egon dhe nxisin trazira. Marrëdhënjet janë intensive dhe përplot me ndryshime. Këto përvoja të këndshme përfundojnë shpesh me zemër të thyer. Shpirtat binjak sjellin me vete mësimet karmike që duhet të përmbushen në këtë mishërim.
Partnerët vijnë në një moment dashurie dhe pranimi për veten. Nuk keni më nevojë të përmbushni një zbrazëtirë që nuk mund të shpjegohet. Këta partnerë bëhen me ju për histori të njëjta. Janë aty për një rrugë afatgjatë.
"Qëllimi i një shpirti binjak është t'ju dridhë, të shqyejë pak egon tënde, të të tregojë pengesat dhe dhënjet pas apo varësitë, të thyejë zemrën tënde që të hyjë dritë e re në të, të të bëjë kaq shumë të dëshpëruar dhe jashtë kontrollit, sa që do të duhet të ndryshosh mënyrën tënde të jetesës." - Elizabeth Gilbert.
3. Ekziston një joshje që e tejkalon kohën
Kur takoni shpirtin tuaj binjak, ndjeni sikur e keni njohur prej kohësh atë. E kuptoni njëri-tjetrin dhe keni mënyra të njëjta të të menduarit. Fëmijëritë tuaja kanë ngjashmëri. Këtu fillon intensiteti i shpirtave binjak. Ekziston një "e ditur" që ju tërheq në mënyrë magnetike. Këto marrëdhënje mund të jenë kaotike dhe destruktive, derisa ekzistojnë nivele të imitimit të njëri-tjetrit: krisjet dhe sjelljet.
Ndërsa partneri i jetës vjen nga një e kaluar dhe rrugë të ndryshme. Ndryshimet rrisin lidhjet emocionale. Doni të dini e të mësoni më shumë nga njëri-tjetri. Ndiheni të qetë në prezencën e tij apo saj, dhe kjo kthehet në një miqësi të thellë e të përjetshme. Dashuria rritet çdo ditë.
"Takimet e rëndësishme janë planifikuar nga shpirtërat shumë më parë se trupat të takojnë njëri-tjetrin." Paulo Coelho.
4. Shpirti binjak ju njeh në mënyrë intuitive
Ekziston një ndryshim i madh mes të menduarit dhe të ndjerit. Njihni dëshirat dhe mendimet e njëri-tjetrit. Shpirtat binjak nuk kanë nevojë për fjalë që të përçojnë idetë dhe emocionet e tyre. Kanë qenë aty ku ti ke qenë. Dinë se si është të ndjehesh në një mënyrë të caktuar.
Partnerët jetësorë joshen fizikisht nga njëri-tjetri dhe dëshirojnë të mësojnë vlerat e secilit. Marrëdhënja bazohet në stimulim logjik dhe intelektual.
5. Kur takoni shpirti binjak, sapo keni përjetuar një eksperiencë të rëndësishme
Shpirtat binjak vijnë në një kohë specifike, kur diçka duhet të gjejë përfundimin. Mësime të paçmueshme vijnë nga këto marrëdhënje. Dashuria që ndahet është mahnitëse deri në ekstazë dhe plot pengesa të vështira. Këto njerëz përpiqen të gjejnë ekujlibrin në marrëdhënje, dhe kjo gjë nxjerr në paj të mirat dhe të këqijat e gjithsecilit.
Marrëdhënja me një partner jete është e thjeshtë. Nis pa punë. Nis të lidhet përmes ngjarjeve dita-ditës. Nuk ekzistojnë histori të kaluara apo të ardhme që manipulojnë bashkimin. Ekziston pikërisht tani. Këtë marrëdhëmnje përfundojnë në martesa të shëndetshme sepse të dy palët përpiqen të krijojnë unitet duke qëndruar githsecili në individualitetin e tij apo saj.
Ka shumë mundësi që shpirti juaj binjak të jetë edhe partneri juaj i jetës. Dhe ka të ngjarë që marrëdhënja me partnerin e jetës të përfundojë në lidhje të thellë shpirtërore. Ndryshimi më i madh mes partnerit dhe shpirtit binjak është se njëra nga to është një zgjedhje, ndërsa tjetra nuk mund të zgjidhet. Nuk mund të thuhet se kush është më e mirë apo më e keqe nga to. Shpirti dhe lidhjet tuaja krijojnë këto lidhje speciale. Çdo person që hyn në jetën tuaj është një mësues dhe një student.
"Shpirti binjak bën të ndjeheni krejtësisht të paprekur, sikur asnjë copëz nuk i mungon enigmës. Ndërsa partneri i jetës, mund të jetë një mbështetës i shkëlqyer dhe një mik apo mikeshë afatgjatë, por është i/e limituar në kapacitetet e tij apo saj që të pasurojë shpirtin tuaj." - Dr. Carmen Harra.
Tags
Shpirt