Qoftë edhe sipërmarrësit më të suksesshëm bëjnë gabime, për të cilat nuk do të donin të flisnin. Por imagjinoni se sa shumë mund të bëjnë sipërmarrësit për të tjerët që të mos bëjnë të njëjtat gabime, kur i ndajnë me të tjerët gabimet e tyre.
Thuajse të gjithë sipërmarrësit nuk e kanë problem vendosjen e qëllimeve në biznes dhe kanë një vizion të qartë. Por gjatë rrugës, ata nuk e kuptojnë se rruga është përplot të papritura dhe "gropa", të cilat mund të bëjnë që qoftë edhe biznesmeni më i suksesshëm të falimentojë, nëse nuk është i kujdesshëm.
Më poshtë po paraqesim gabimet më të zakonshme që fillestarët në biznes bëjnë. Duke i kuptuar, mund t'i shmangni duke kursyer kështu para dhe kohë, dhe pse jo, duke iu shmangur një falimentimi të mundshëm.1. Zgjedhin partnerin e gabuar të biznesit
Të pasurit një partner biznesi është e këshillueshme në botën e kapitalizmit. Por është tepër të vështirë të zgjedhësh partnerin e duhur. Thjeshtë për faktin se dikush është miku juaj apo pjesëtarë i familjes, kjo nuk do të thotë se është partneri ideal për ju.
Si të jeni në dijeni që keni zgjedhur partnerin ideal të biznesit?
Hapi i parë për të zgjedhur partnerin ideal në biznes është të qenit në dijeni të faktit se partnershipi në biznes është si puna e martesës. Qo dë të thotë se do ketë keqkuptime dhe grindje, por që janë të domozdoshme. Sidoqoftë, duhet të kuptoni që keqkuptimet duhet të jenë të logjikshme. Prandaj është e rëndësishme që të vendosni pritshmëritë e duhura që në ditën e parë, në mënyrë që të dy të dini se çfarë të bëni.
2. Mungesa e përqendrimit
Nëse keni mungesë përqendrimi, jo vetëm do dëmtoni biznesin por gjithashtu marrëdhënjet me partnerin dhe klientët. Sidoqoftë, sfida për të mos qenë në gjendje për t'u fokusuar është e vërtetë për disa njerëz.
Mund ta ktheni mungesën e përqendrimit në avantazhin tuaj. Në këto rrethana këshillohet që të mundoheni të adoptoni një model të ndryshëm biznesi, në mënyrë që t'i përshtatet mungesës suaj të përqendrimit.
3. Planifikime të shumta
Mungesa e planifikimit është formula e dështimit, por planifikimi i tepërt mund të çojë në të njëjtën rrugë falimentimi. Një plan i mirë duhet t'ju udhëheqë drejt një vendimi. Kështu, si të bëni një plan që ju çon drejt një vendimi të pastër? Fokusohuni në temat kyçe, në vend që t'i adresoni menjëherë problemet tuaja potenciale. Përforconi pikat që i sjellin të ardhura biznesit tuaj, pastaj merruni me gjërat më të vogla.
4. Zgjedhja e investitorit të gabuar
Është shumë e rëndësishme të gjeni investitorin e duhur. Thjeshtë për faktin se dikush ka shumë para, nuk do të thotë se është zgjedhja e duhur për ju. Si mund të gjeni investitorin e duhur? E gjitha nis kur kuptoni mundësitë e investimit. Studioni të gjitha mundësitë përpara se të zgjidhni një investitor. Së dyti, mos nguroni të pyesni se çfarë ka për të ofruar investitori. Dhe së fundi, sigurohuni që të artikuloni qartë vizionin e biznesit tuaj.
5. Kur nuk shpenzoni në reklama
Pra, dëshironi që biznesi juaj të ketë sukses, por nuk dëshironi të investoni në promovimin e tij? Është shumë e pa kuptimtë nëse nuk investoni në një masë të caktuar në promovimin e biznesit tuaj.
6. Kur bëni çdo gjë vetë
Studimet kanë treguar që bërja e një sërë punëve njëkohësisht mund të dëmtojë trurin e të ndikojë në produktivitetin tuaj. Bërja e një sërë punëve njëkohësisht nuk do ndihmojë në rritjen e shpejtë të biznesit dhe të ardhurave. Në fakt mund të bëjë të kundërtën, derisa vishni një sërë uniformash njëkohësisht.
7. Kur punësoni shumë shpejt
Ndërsa nuk është e këshillueshme të bëni çdo gjë vetë, të futurit në punë shumë shpejt mund të rezultojë në katastrofë për biznesin tuaj. Pra kur është koha e duhur për të punësuar? Një ndër mënyrat më të mira për të përcaktuar këtë është kur konstatoni rritje të biznesit. Një rritje rastësore e të ardhurave, nuk do të thotë se duhet të punësoni menjëherë. Sigurohuni që rritja e të ardhurave është afatgjatë përpara se të ndërmerrni hapin e të punësoni dikë.
8. Injoroni fincancat
Biznesi dhe financat shkojnë bashkë. Asnjë pronar, që nga më i madhi e tek më i vogli, nuk mund ta injorojë këtë fakt. Duke kontrolluar deklaratat financiare të biznesit tuaj, kjo do t'ju ndihmonte të dini se ku jeni. Ju ndihmon të kuptoni se në cilat pika mund t'ju duhet të shkurtoni shpenzimet.
9. Neglizhenca e markës së kompanisë
Marka reflekton qëndrueshmërinë tuaj dhe kur jeni të paqendrueshëm, njerëzit humbin besimin. Si mund të shkatërrohet marka? Duke injoruar klientët, duke mos dëgjuar kriticizmin e tyre dhe duke refuzuar për të ndryshuar, këto janë mënyra të sigurta për të shkatërruar markën e biznesit tuaj.
10. Kur nuk dëgjoni klientët
Rishikimi i produktit dhe reagimet e klientëve ekzistojnë për të paktën një arsye. Ju ndihmojnë të dini se cilat mënyra funksionojnë më mirë me klientët tuaj. Duke i kushutar vëmendje kësaj qasjeje, ju ndihmon të zhvilloni biznesin e të shmangni rrugë që nuk funksionojnë për klientët tuaj. Kur klientët shohin se ju kujdeseni për atë çfarë ata thonë, jeni duke fituar besnikërinë e tyre. Dhe për më tepër, ata do të jenë promovuesit më efektiv të biznesit tuaj.
11. Kur mundoheni të jini perfekt
Çdokush e ka dëgjuar shprehjen që "asnjëri nuk është perfekt". Kjo është e vërtetë. Çdo njeri ka gabimet e tij, po ashtu edhe biznesi. Kështu që është normale të bëhen gabime. Është fakt jetësorë që gabimet janë të paevitueshme. Kur gabimet ndodhin, kushtojini vëmendje për t'i ndrequr apo për të riorganizuar punën. Më e rëndësishmja është të mos vazhdoni e të bëni të njëjtat gabime.
12. Nuk i kushtoni vëmendje përgjegjësive të punonjësve
Liderët e vërtetë e të suksesshëm në biznes janë të përgjegjshëm. Kur nuk ka përgjegjësi, nuk ekziston standardi për të matur performancën e punonjësve. Si rrezultat, punonjësit e mirë nuk dallohen dhe të këqinjtë nuk penalizohen. Në fund, punonjësit e mirë do frustrohen e do ta lënë kompaninë vetëm me punonjës të këqinj. Ajo se çfarë ndodh pastaj, nuk është shumë e vështirë për t'u hamendësuar.
Tags
Karriere