Shumë prej nesh nuk janë mësuar që të "dëgjojnë" trupin e tyre për çfarë ka nevojë. Nuk jemi mësuar që të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm për të ndërmarrë vendime. Sigurisht që nuk na është mësuar për të marrë vendimet tona në lodhje se si duam të kryejmë marrëdhënje, kur dhe me kë.
Në fakt shumë njerëzve u është thënë se ajo çfarë ndjehet nuk ka lidhje me atë çfarë dëshirohet, dhe kështu që nuk duhet marrë për bazë. Por aspektet në vazhdim do ju ndihmojnë të ktheheni nga vetja për t'u qartësuar mbi nevojat tuaja, në mënyrë që të siguroheni që këto nevoja të jenë plotësuar përpara se të kryeni marrëdhënje me një person të ri:
1. Mendoni për të shkuarën. Mendoni për kohët kur keni bërë seks dhe jeni ndjerë mirë. Mendoni për kohët kur jeni penduar, keni ndjerë turp apo jeni ndjerë në faj. Në çfarë rrethanash ndodhi? Ishit në një marrëdhënje të angazhuar? Ua bëtë të qartë personit që nuk do t'u angazhonit në marrëdhënje? I morët gjërat me ngadalë? E kishte takuar familjen tuaj personi tjetër? Keni medutuar së bashku? Përdorni të kaluarën për të identifikuar se cilat janë ndjenjat e kënaqshme të të bërit seks. Kjo prodhon një sërë informacionesh për nevojat tuaja për të qenë të gatshëm për të kryer marrëdhënje.2. Jini në dijeni të faktit se si doni të ndiheni pasi të keni kryer marrëdhënje. Kjo ndihmon për të identifikuar disa nga nevojat tuaja. Nëse dëshironi të ndiheni të sigurtë dhe të dashuruar, prisni që të kryeni marrëdhënje kur të jeni të dashuruar dhe të sigurtë. Nëse nuk dëshironi të angazhoheni, bëni çmos që të mos angazhoheni. Nëse nuk dëshironi të shqetësoheni për shtatzëni apo sëmundje, sigurohuni të jeni të mbrojtur. Më parë sigurohuni se si doni të ndiheni përpara se të kryeni marrëdhënje me këtë person të ri. Më pas mund të ndërmerrni hapa për t'u ndjerë në mënyrën që dëshiruat.
3. Komunikoni. Nuk mund ta hamendësoni të vetëm nëse jeni të gatshëm të kryeni marrëdhënje me këtë person; duhet të diskutoni nevojat tuaja me partnerin potencial në mënyrë që të jeni në të njëjtën linjë mendimi. Përndryshe, po veproni mbi hipoteza, dhe mund të jeni shumë larg realitetit. Sapo të njihni nevojat tuaja, provojeni këtë gjë edhe me partnerin. Pjesë e përmbushjes së nevojave tuaja lidhet pashmangshërisht me dëshirën që edhe partneri të përmbushë nevojat e tij apo saj. Jepini një mundësi partnerit që të përmbushni nevojat tuaja duke i sonorizuar ato.
Tashmë i keni të gjitha përgjigjet e nevojshme për të ditur nëse jeni të gatshëm të kryeni marrëdhënje për herë të parë me një partner të ri. Është koha të njihni të vërtetën, të besoni që nevojat tuaja janë të vlefshme dhe të ndërmerrni një rrezik në të cilin besojnë edhe të tjerët!
Tags
Roze