Në fakt është një ndjenjë e sikletshme kur ushqime të caktuara i bëjnë alergji trupit. Shumica e ushqimeve mund të jenë të sigurta, por nuk duhet të harrojmë se ekzistojnë edhe ushqime që mund të jenë kërcënuese për jetën.
Një studim i fundit thekson se rreth 10% e popullsisë botërore ka alergji nga ushqimi, dhe numri mund të rritet në të ardhmen për shkak të ushqimeve të modifikuara gjenetikisht. Alergjitë nga ushqimi mund të shkaktojnë probleme serioze në cilësinë e jetës. Shkaqet e alergjive janë një kombinim i faktorëve të ambjentit dhe faktorëve të përgjithshëm.
Faktorët që ndikojnë në alergji nga ushqimet përfshijnë:- Obezitetin
- Gjenet - gjenet e trashëguara mund të rrisin rrezikun e alergjisë
- Etnia - risku më i madh shfaqet tek fëmijët aziatik dhe me ngjyrë, në krahasim me fëmijët e bardhë.
- Dieta e keqe - konsumi i pakët i omega-3, antioksidantëve dhe vitaminës D janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në alergji.
Le t'i hedhin një sy simptomave të zakonshme që mund të tregojnë se kemi alergji:
Alergjitë nga ushqimi nuk i shfaqin menjëherë shenjat pas të ngrënit. Disa reaksione ushqimore mund të shfaqen pas disa orësh.
Nëse nuk jeni të sigurtë që keni ngrënë diçka mund t'ju ketë bërë alergji, qëndroni të qetë dhe kontrolloni për këto simptoma:
1. Puçra dhe kruarje lëkure
Shfaqja e puçrave të kuqe në sipërfaqe të lëkurës dhe kruarja e tyre është një shenjë e alergjisë nga ushqimi. Por gjithashtu mund të jetë një alergji për shkak të kontaktit të diçkaje me lëkurën. Në këto kushte kujtoni sa më shumë detaje të vaktit të fundit për të përcaktuar alergjinë.
2. Ndjenja e kruarjes në gojë
Mundoheni ta fërkoni gjuhën me tavanin e gojës për shkak se ju kruhet gjuha. Kruarja e gojës mund të jetë një shenjë e alergjisë nga ushqimi.
3. Përzierje, të vjella dhe dhimbje stomaku
Nëse trupi nuk ua pranon ushqimin e sapongrënë duke ju shkaktuar përzierje apo për të vjellë, ky është një problem serioz. Madje mund të jetë helmim nga ushqimi dhe jo thjeshtë alergji.
4. Enjtje e gojës, gjuhës apo fytyrës
Enjtja e fytit mund të jetë vdekjeprurëse, kur rruga e frymëmarrjes ngushtohet së tepërmi. Përgatituni të shkoni në ambulancë dhe njëkohësisht mbildhni sa më shumë informacion rreth vajtit të fundit.
5. Marramendje
Marramendja ose të fiktit mund të ndodhë pas konsumit të një ushqimi të caktuar. Kur lëkura bëhet blu pulsi bëhet i dobët, kjo është një shenja e qartë alergjie.
6. Vështirësi në frymëmarrje
Problemet e frymëmarrjes, kollitjes apo shtrëngimit, janë ndër problemet më shqetësuese të alergjisë nga ushqimi. Një alergji e tillë mund të jetë vdekjeprurëse. Kërkoni menjëherë ndihmën mjekësore kur keni vështirësi në frymëarrje, puls të dobët apo shumë të shpejtë, ose kur ndjenjë si një kokërr në fyt.
Sipas American College of Asthma, Allergy and Immunology: Reaksioni më i rrezikshëm është anaphylaxis, i cili është vdekjeprurës dhe shkakton pengesa në frymëmarrje dhe rënje të shpejtë të pulsit apo përshpejtim të tij, gjë që ndikon në rrahjet e zemrës. Anaphylaxis mund të jetë fatal pasi precipiton në disa minuta, i vetmi trajtim efikas është injektimi i epinephrine-s (adrenalinë).