Emocionet ndikohen negativisht duke nxitur sjellje antishoqërore
Sipas një studimi të bërë në Universitetin Essex në Britaninë e Madhe, pjesëmarrësit në studim kishin ndjenja negative ndaj personit që ishin duke biseduar ndërsa ishin të zënë me celularin e tyre. Studiuesit morën në pyetje 34 çifte të ndryshme për të diskutuar mbi tema të vogla por të rëndësishme të jetës. Rreth gjysma e pjesëmarrësve kishin të paktën një celularë prezent mbi tavolinë, ndërsa pjesa tjetër një bllok shënimesh.
Rezultatet treguan se njerëzit që diskutonin ngjaje serioze në jetën e tyre, të cilët mbanin një bllok shënimesh përpara, u ndjenin më të besueshëm dhe më pranë një të panjohuri, e kundërta ndodhte me ata që mbanin një celularë.
Kjo provon në mënyrë direkte se celularët mund të ndikojnë në marrëdhënje, kryesisht tek njerëzit që bëjnë biseda bazuar mbi ndjenja. Studimi tregojë se përdorimi i celularit nxit sjellje antisociale duke bërë që njerëzit të humbasin aftësi të çmueshme sociale të tyre
Rritet niveli i stresit
Rritja e frekuentimit të zileve të celularit mund të shkaktojë rritje të dëmshme të nivelit të stresit në trup. Një studim i bërë në Universitetin e Gothenburgut në Suedi gjeti që, femrat që përdorin celularët intensivisht ishin të prirura të kishin shqetësime gjatë gjumit, ndërsa për meshkujt kjo shoqërohet me depresionin dhe ndërprjerjet e gjumit.
Dobësohet sistemi imunitarë
E dini që një celularë mund të përmbajë më shumë mikrobe dhe bakterie se sa ato që gjenden në banjë? Sipas një studimi të bërë në London School of Hygiene & Tropical Medicine and Queen Mary, Universiteti i Londrës, ku shkencëtarët morën ekzemplarë nga 390 celularë të ndryshëm dhe nga duar për të përcaktuar nivelin e mikrobeve. Ata gjetën se 92% e celularëve kishin bakterie dhe 82% e duarve. Studimi konkludoi që 16% e celularëve dhe duarve kishin E.Coli.
Rritet rreziku i dhimbjeve kronike
Sipas studimeve të bërë në Suedi, shkruajtja e tepërt e mesazheve në celularë mund të shkaktojë dhimbje afatgjata të qafës, shpinës dhe duarve. Duke bërë mesazhe vazhdimisht, kjo irriton lëkurën e trupit duke shkaktuar inflamacione që kthehen në dhumbje.
Probleme me shikimin
Megjithëse kjo nuk përbën surprizë, por në fakt është alarmant fakti që shumë njerëz e njohin lidhjen mes problemeve të shikimit dhe përdorimit të tepërt të celularit. Sipas The Vision Council, rreth 70% e amerikanve, ose nuk e dinë ose e mohojnë faktin që kanë pasur probleme me shikimin nga ndenja e tepër përpara celularit.
Sigurohuni të bëni pushime të herëpashershme ndërsa qëndroni mbi celularë, dhe përpiquni të mos picëroni ose të tkurrni sytë ndërsa lexoni mesazhe.

Tags
shendet