10 Zgjedhje për të cilat do Pendoheni pas 10 Vjetësh

10 Zgjedhje për të cilat do Pendoheni pas 10 vjetësh


 Të jetuarit në të tashmen është një term kaq i thjeshtë, sa që detajet duken shumë të vështira dhe të komplikuara. 

Të nderuarit e së shkuarës dhe të parit në të ardhëm pa pritshmëri, është diçka që vjen në mënyrë të natyrshme dhe të qëndrueshme për shumicën e njerëzve.

 Disa vendime të thjeshta që duhen patur parasyshë ndërsa jemi duke përpunuar qëllimet e së ardhmes.

1. Kur zgjidhni për të qenë dikush, që nuk jeni
Ju, jeni tashmë një "persona"! Përkufizimi "persona" do të thotë se bëni gabime dhe keni mundësi të pafundme për dashuri dhe rritje. Nëse ndjeni se nuk po rriteni, më duhet t'ju pyes se cilën njësi matëse po përdorni? Nuk është e thënë se duhet të jeni perfekt për të qenë njeri, në fakt nuk do të ishit njeri, nëse do të ishit perfekt! Çfarëdo lloj frikërash apo aspektesh që perceptoni për veten tuaj që ju bëjnë të mos e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë, tani është koha e duhur për t'i nxjerrë në pah këto gjëra. Nuk duhet të kesh frikë kurrë të jesh, ai njeri që realisht je. Këtu nuk e kam fjalën që t'ja çirrni maskën vetes, por kur përpiqeni ta mbuloni veten tek të tjerët, nuk bëni gjë tjetër vetëm sa talleni me veten.

2. Kur zgjidhni të karakterizoheni nga të tjerët
 Pranojini gjithmonë këshillat e mira por mos i neglizhoni hidhësitë. Jeni i vetmi person me përvojat tuaja personale jetësore, kështu që jeni personi më i kualifikuar për të ndërmarrë vendime në interesin tuaj. Ajo çfarë është e mirë për ne, ndonjëherë është e vështirë për t'u përcaktuar, kështu që mos injoroni këshillat që ju i respektoni për arsye të mira. Në fund të fundit, çdo vendim është përgjegjësia juaj, kështu që bëni kujdes.

3. Kur zhidhni të jeni apatik
Dua të them që jini të vetëdijshëm aq sa të mundeni. Nëse shihni rreth jush, mund të shihni pak, kështu që ndërgjegjësohuni për faktin se përse dini kaq pak. E rëndësishme është se çfarë bëni me ndërgjegjësimin, kështu që bëhuni produktiv dhe të dashur me informacionin që mblidhni.

4. Kur zgjidhni të keni njerëz negativ rreth jush
Mos e lejoni palumturinë tuaj të shtrojë rrugën për lumturinë e "miqve". Nëse ekzistojnë njerëz në jetën tuaj ku respekti nuk është i ndërsjelltë, tani ka ardhur koha të pyesni, se përse ndodh kjo. Njerëzit rreth jush duhet t'ju ndihmojnë të rriteni e të arrini gjëra të reja. Nëse njerëzit rreth jush qëndrojnë në vend numro në ciklet e shterpësisë, ka të ngjarë që edhe ju të bini në këtë kurth.

5. Kur zgjidhni të shmangni zhvillimin personal
Kjo është diçka ku shumë njerëz kanë faj, që nga punonjësit e thjeshtë e tek shkrimtarët e mëdhej. Kur na del përpara një metodë rritje dhe ndryshimi, shumë nga ne do mundohen të mbrojnë metodat e e tyre me fanatizëm të personalizuar. Është më mirë që të ndryshoni sipas termave tuaj, se sa të prisni që të "shtyheni" nga universi.

6. Kur zgjidhni të dorëzoheni
MOS U DORËZONI ASNJËHERË. Kjo nuk do të thotë që mos bëni asnjëherë kompromis apo të mos pushoni kurrë. Madje i inkurajoj të dy këto veprime me zell konstant. Do ta urreni faktin kur do ju duhet të ristrukturoni qëllimet kur resurset ndryshojnë, dhe e kundërta. Duke mos u dorëzuar, kjo do ndihmonte të shihni qartë ato elementë në jetën tuja që zhvendosen dhe prodhojnë hapësirën për t'u zhvendosur me to.

7. Kur zgjidhni për të fshehur ndjenjat tuaja të vërteta
Kuptimi juaj i së vërtetës është i bukur dhe unik në përvojën tuaj. Asnjëherë nuk do ekzistojë më në këtë botë një person si ju, kështu që të lutemi na thuaj çfarë mendon! Nxirri idetë në tavolinë dhe mos u frikëso që t'i shprehësh ato. Kur flisni nga zemra ju tejkaloni shumë  pengesa mendore dhe gënjeshtëra që ju mbajnë të varur.

8. Kur zgjidhni të jeni të pavendosur
Merrni frymë thellë. Pasta, bëni sërish disa frymëmarrje të thella. Ku jeni në këtë moment? Mos duhet të bëni diçka tani? Atëherë bëjeni! Nëse jeni të fiksuar apo po hasni në frikë, atëherë bëni një pushim dhe planifikoni se çfarë mund të bëni me mundësitë që keni në dorë në këtë moment. Nëse ky plan nuk do funksionojë, mos harroni se bëtë gjithçka që kishit në dorë që ai të funksiononte.

9. Kur zgjidhni të jeni të përtacë
Kjo është një pyetje shumë serioze: Keni një arsye me vend? Nëse qeshët apo përqeshët mendërisht për këtë që sapo lexuat, po ta lexoni pas dy minutash, nuk do ndodhë e njëjta gjë. Përgjigjet tuaja të sinqerta të kësaj pyetje do të zbulojnë qëllimet e subkoshiencës suaj. Sugjeroj që t'i shkruani. Mos e shtyni veten që t'i shmangeni përgjegjësive. Është vetëm shpërdorim energjie.

10. Kur zgjidhni t'i bini rrugës së shkurtër
Nuk dua të them që duhet të punoni 20 orë në ditë, ekzistojnë një sërë opsionesh në ditët e sotme dhe nuk do t'i thonim gjithmonë "po" opsionit më produktiv. Kur jeni duke parë televizor me mikun apo mikeshën e zemrës, përse nuk provoni të gatuani bashkë një darkë të shijshme, apo të provoni jogan e you-tube? Provoni gjëra të reja për të zgjeruar horizontin apo të paktën për përvoja të reja.
Previous Post Next Post