Agjencia Qendrore e Inteligjencës të SHBA-ve (CIA) ka hapur për publikun qindra dokumente në lidhje me UFO-t të cilat i përkasin periudhës së viteve 1940 dhe 1950.
Qindra dokumente të cilat CIA i ka hapur për publikun me titullin "Hidhni një sy dosjeve tona ‘X-Files‘". Madje, thuhet se këto bazohen në kërkimet e institucionit të bëra në vitin 1978 në lidhje me "mjetet fluturuese të papërcaktuara" (UFO) dhe në lidhje me "jashtëtokësorët".
Në dekaratën ku vihet në dukje se shumica e dokumenteve i përkasin periudhës së viteve 1940 dhe 1950 thuhet se CIA mes mijërave dokumenteve ka nxjerrë në pah vëmendjen e mbi 10 dokumenteve.
CIA gjithashtu ka ofruar edhe mundësinë për të bërë kërkime mbi dokumentet e publikuara duke ndjekur edhe linkun e përmendur në deklaratë.
Ndër të tjera theksohet se në këto dokumente gjenden edhe raportimet e vëzhgimeve të agjentëve në vendet ku janë deklaruar se janë parë UFO si dhe lajmet në lidhje me UFO-t nga vende të ndryshme të botës.
Mes dokumenteve të publikuara vërehet se ka raporte në lidhje me UFO-t të dërguara nga vende të ndryshme si Spanja, Afrika e Jugut, Gjermania Lindore dhe Maroku.