6 Gjëra që Përcaktojnë Jetëgjatësinë

6 Gjëra që Përcaktojnë sa gjatë do Jetoni


Jetëgjatësia varet pjesërisht nga ndryshimi dhe pjesërisht nga mënyra e jetesës. Zhvillimet në shkencë e kanë bërë jetëgjatësinë më të gjatë se kurrë më parë.

Dieta, ushtrimet, familja e shëndetshme, konsumi alkoolit dhe faktorë të tjerë, të gjitha kanë ndikim mbi jetëgjatësinë. Derisa këto janë faktorë që njihen nga të gjithë deri në njëfarë mase, le të shohim disa faktorë të tjerë që mbase jo gjithkush i njeh.

1. Niveli i lumturisë
Duke qenë një person që është koshient për fuqinë e pozitivitetit, e cila të çon në të jetuarit e një jete të plotë dhe të shëndetshme, kjo do ndihmonte shumë. Kur ke ndjerë fuqinë shëruese të buzëqeshjes, kënaqësisë dhe bekimit, jeni në dijeni të faktit se një jetë pa gjërat e prekshme e bën jetën më të gjatë.

Në një studim disadekadësh të 700 murgeshave, të cilat sigurisht që nuk tymosnin, nuk pinin alkool dhe ishin asnjëanëse ndaj seksit, u zbulua se murgeshat me emocione pozitive ishin të prirura të jetonin më gjatë se të tjerat.

2. Marrëdhënjet e shëndetshme
Nga miq, në partnerë romantik, aftësia për të pasur lidhje të qëndrueshme me të tjerët është një faktor që ndikon në jetëgjatësi. Sa më shumë marrëdhënje të ngushta që të jenë përmbushëse mendërisht dhe emocionalsiht, aq më shumë përfitoni në aspektin e përgjithshëm fizik.

3. Të jetuarit ndershmërisht
Një filozof i shquar ka thënë se sekreti i rinisë së përhershme është të jetuarit ndershëm, të ushqehesh ngadalë, dhe të gënjesh për moshën. Në fakt më vonë nga disa studime doli se ky filozof  ka pasur të drejtë. Të jetuarit ndershëm ju mundëson të jeni vetja juaj më autentike, e cila është më përmbushëse se sa të fshihni një pjesë të vetes suaj.

4. E fjetura
Të fjeturit rreth 7-8 orë në ditë është diçka që studiuesit na e kanë thënë vazhdimisht për të mirën e shëndetit tonë. Në një studim, u zbulua se të moshuarit që mbanin orar strikt të regjimit të shtratit, kishin nivel më të mirë të kolesterolit dhe pritshmëri për jetesë më të gjatë.

5. Niveli i jetës sedentare
Shumë njerëz kanë vende pune ku niveli i aktiviteti fizik është minimal. Shumicës së njerëzve u mungon aktiviteti fizik për gati 8 orë rresht. Kjo tendecë e kombinuar me të ulurit në divan duke parë televizor ose duke lundruar në internet, ka ndikim jashtëzakonisht në organizëm.

Kur të jeni në shtëpi, mund të vendosni një rregull që të lëvizni sa të mundeni për arsye të ndryshme.

6. Niveli i aktivitetit fizik
Nuk është problem vetëm mungesa e lëvizjeve, por edhe mungesa e ushtrimeve fizike është një problem i madh. Të bërit ushtrime fizike në përditshëmir, kjo do i shtonte vite të tëra jetës suaj.

Në vend që të shihni TV, bëni një shëtitje. Bëni joga gjatë një pushimi në punë. Joga është shumë e dobishme në çlirimin e stresit.
Previous Post Next Post