5 Gjëra që Njerëzit Pozitiv Bëjnë Ndryshe

5 Gjëra që Njerëzit Pozitiv Bëjnë Ndryshe

  •  Të pasurit e një mendësie pozitive në një botë negative mund të jetë një sfidë e madhe, por mund të mësohen teknika dhe kleçka që ndihmojnë për të qënduar vazhdimisht  pozitiv. 


Pozitiviteti është shumë i rëndësishëm sepse një mendësi e shëndetshme përbën gurin e themelit për çdo gjë në jetë. Mbani mend, ju, ngashënjeni atë çfarë jeni, kështu që duke e mbushur mendjen dhe trupin me sa më shumë pozitivitet, do nisni t'i afroheni më shumë njerëzve të realizuar dhe përvojave përmbushëse.


Disa njerëz duken sikur kullojnë nga pozitiviteti pavarësisht gjithçkaje, dhe ndoshta mund të mësojmë disa gjëra me vlerë nga këta njerëz.

1. Ata e shmangin mentalitetin e viktimës
Njerëzit pozitiv nuk fajësojnë asgjë dhe askënd për gjërat që u ndodhin; e kuptojnë se e kanë tërësishit në kontroll jenën dhe emocionet e tyre. Sa herë që fajësoni diçka apo dikë, nuk bëni gjë veçse refuzoni fuqinë tuaj. Njerëzit pozitivë kanë përgjegjësi të plotë për veprimet dhe mendimet e tyre, dhe nuk lejojnë që të mposhten nga mendimet ngegative. Ndërsa ushtrimi i mendjes mund të marrë goxha kohë dhe përkushtim, por duke prishur barrierat e shkuara dhe duke i lënë prapa mendimet toksike të mënyrës së të menduarit, kjo mund t'jua transformonte krejtësisht jetën.

2. Ata e trajtojnë mirë veten e tyre
E thjeshtë, njerëzit pozitiv e duan veten e tyre. Për shkak se janë miku më i mirë i vetes së tyre, ata e trajtojnë veten si një qenie e shenjtë. Ushqeheme me produkte të ushqyeshme dhe me energji, lëvizin vazhdimisht në përditshmëri, i qëndrojnë një pune që i bën të lumtur. E dinë që lumturia fillon brenda tyre, kështu që punojnë pafund për të shndërruar çdo pengesë brenda tyre për më shumë dritë dhe shkëlqim pozitiv.

Gjejnë kohë çdo ditë që të ushqehen mirë, ushtrohen fizikisht, meditojnë dhe bëjnë çdo gjë që i bën të ndjehen energjik dhe të gjallë.

3. Ata nuk e kërkojnë lumturinë, por e krijojnë atë
Njerëzve pozitiv as që ju shkon ndër mend që të kërkojnë për lumturi. Ata e krijojnë atë çdo ditë me anë të mendimeve, veprimeve dhe marrëdhënjeve të tyre me të tjerët. E kanë mbushur veten me kaq shumë pozitivitet, sa që e shpërndajnë në mënyrë të natyrshme tek të tjerët. Megjithëse disa ngjarje dhe njerëz mund t'i sjellin lumturi, ata nuk bazohen mbi këto evente apo njerëz për t'u ndjerë mirë. E kanë kultivuar këtë ndjenjë, kështu që nuk u duhet të mbështeten tek diçka apo dikush që mund t'u dhurojë lumturi.

Kjo lloj lirie duket e pakapshme, por mund të arrihet me anë të meditimit të thellë, duke i kushtuar kohë përkujdesjes së vetes, dhe në zhvillimin e marrëdhënjeve të vërteta me veten.

4. Provojnë vazhdimisht gjëra të reja
Njerëzit pozitiv nuk qëndrojnë të ngërthyer në një guackë të sigurtë; megjihtëse zona e rehatisë mund të duket e ngrohtë dhe familjare, e dinë se këtu zor se mund të ndodhë gjë. Rritja nuk mund të ndodhë në një ambjent që qëndron "në vend numro", kështu që ata dalin jashtë këtyre limiteve të sigurisë për të provuar eksperienca të reja. Njerëzit pozitiv kanë frikë si gjithë të tjerët, por këta qëndrojnë mënjanë për shkak se pasiguritë dhe dyshimet e shkuara i lënë pas. Nuk lejojnë që mendja e tyre t'ua diktojë jetën, por shpsh nuk i përfillin mendimet e tyre dhe u thonë vetes se i kanë aftësitë dhe zotësitë e nevojshme për të arrirrë gjëra të reja.

5. Nuk shqetësohen nga vogëlsirat
Njerëzit pozitiv nuk i lënë vogëlsirat që të përbëjnë pengesë për të jetuar një jetë të lumtur. Ndërsa jeta mund të bëjë të ballafaqohen nga koha në kohë me situata të vështira, ata vazhdojnë punën me hapa të mëdha dhe përballen me to ashtu siç u vinë. Nuk lejojnë që këto situata të shkatërrojnë anën e tyre të brendshme. Pyesin veten, "A ja vlen me të vërtetë kjo, për të humbur paqen e bendshme?"

Kjo i ndihmon ata që t'i mbajnë gjërat në perspektivë dhe të kujtojnë se çfarë ka rëndësi me të vërtetë për ta në jetë. Një çpim i gomës së makinës apo një ngecje në ashensor për shkak të ikjes së dritave, nuk do ta cënonte nivelin e lumturisë së tyre. Shohin përherë anën e shndritshme të monedhës, dhe lejojnë që kohët e vështira t'u mësojnë shumë gjëra të rëndësishme që do u nevojiten për udhëtimin e tyre në jetë.
Previous Post Next Post