Princesha e Iranit, Ashraf Pahlavi, motra binjake e shahut të fundit të Iranit, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.
Vdekja e saj është bërë e ditur nga Reza Pahlavi, djali i shahut, në një postim në Facebook.
Robert F. Armao, një këshilltar i princeshës, është cituar nga gazeta New York Times të ketë thënë se shkak i vdekjes ka qenë “mosha e vjetër”.
Princesha ka qenë e njohur si aleate e afërt e vëllait të saj, Shah Mohammad Reza Pahlavi, dhe ka mbështetur gjithmonë sundimin e tij.
Ajo është kritikuar për korrupsion të dyshuar gjatë sundimit të vëllait të saj.
Tags
bota