Shkencëtaret në Universitetin e “Cyrihut” së fundi kanë publikur një studim në “Journal of Sexual Medicine”, i cili kishte për qëllim t’i përgjigjej pyetjes:
“Çka e bën një penis të duket i pashëm?”.
Në studim u përfshinë 105 femra të moshës nga 16 deri në 45 vjeç, për t’i renditur “rëndësinë e tetë aspektet rreth penisit” – nga madhësia deri tek qimet – duke ju treguar atyre shumë lloje të peniseve.
Pastaj atyre u ishte kërkuar që t’i përshkruanin si normal apo jo-normal.
Përfundimi i tyre i përgjithshëm: Madhësia nuk ka rëndësi, përderisa duket i bukur dhe i mbajtur mirë.
Ja si u bë renditja përfundimtare, nga aspektet më të rëndësishme të penisit, deri tek ato më pak të rëndësishme:
Paraqitja e përgjithshme kozmetike
Dukja e qimeve
Lëkura e penisit
Madhësia e penisit
Forma e kokës së penisit
Gjatësia e penisit
Dukja e testikujve
Pozicioni the forma e kanalit të urinës (uretra)
Pra, shihet qartë se kanali i urinës është injoruar pothuajse krejtësisht nga të gjithë.
Përderisa hulumtimi fillimisht ishte bërë për një studim mjeksor për meshkujt që kishin pasur ndërhyrje kirurgjike, për të rregulluar kanalin e urinës, ky studim na sjellë disa detaje rreth standardeve të llojllojshme rreth bukurisë.
Tags
Roze