Ismail Kadare është nderuar nga shteti francez me Urdherin e Lartë Kombëtar “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Mes emrave të përzgjedhuar, Ismail Kadares i jepet ky urdhër, që është ndër më të rëndësishmit në vleresimin që Franca i bën personaliteteve në fusha të ndryshme. Këtë vit, në gjininë e letrave, i takoi shkrimtarit shqiptar dhe francezit Michel Tournier.
Për 2016, urdhërin me gradën më të lartë, “Kalores i Legjionit të Nderit”, iu akordua viktimave dhe heronjve të sulmeve terroriste ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” në janar të 2015.
Lista e emrave është publikuar në faqen zyrtare të “Urdhërit Kombëtar Francez” dhe është pasqyruar në mediat franceze si në çdo ditë të parë të vitit të ri.
“Kalores i legjionit të nderit” krijuar nga Napoleon Bonoparti në vitin 1802 përbehet nga pesë kategori ku më e larta është “Kalores”. Sot numëron 93 mijë anëtarë, dhe motoja e tyre është “Nder dhe Atdhe”.
Tags
Kulture