Për çdo vit, mediat propagandojnë se e vetmja rrugë për të qëndurar larg gripit është bërja e një vaksine antigrip. Por kjo nuk është çështja, sepse ekzistojnë një sërë influencash gripale që nuk mund të mbulohen nga një vaksinë e vetme.
Shpesh, vetëm 10% e influencave mund të mbulohen nga një vaksinë antigrip. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të fuqizojmë sistemin imunitarë dhe ta pajisim trupin me mjetet e nevojshme që të qëndrojë i shëndetshëm dhe imun ndaj ftohjes dhe gripit.
1. Hurdha
Hurdha ka disa veti të jshtëzakonshme që jo të gjithë njerëzi i dinë. Përmban përbërës të fuqishëm antiviral, antibiotik dhe antikërpudhorë. Forcon sistemin imunitarë dhe ndihmon në luftimin e gripit dhe të ftohtit.
2. Vitamina D
Vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin. Sistemi imunitarë ka nevojë për këtë vitaminë që të luftojë sëmundjen dhe trupi ka nevojë për t'u ripërtërirë.
Marrje e tepërt e vitaminës D shkakton kalcifikimin e arterieve dhe lëkurës, kështu që nëse merrni një suplement të vitaminës D, shoqërojeni me një suplement të vitaminës k2 për të evituar efektet anësore të kalciumit.
3. Zinku
Ekzistojnë një sërë studimesh që tregojnë se kur merret për çdo ditë, zinku ka aftësinë të reduktojë perjudhën kohore të sëmundjes me 24 orë dhe redukton gjithashtu simptomat e ashpra. Zinku është një përbërës kritik për shëndetin që duhet marrë thuajse çdo ditë nga ushqime të ndryshme.
4. Ushqehuni me ushqime që forcojnë sistemin imunitarë
Ushqime si bajamet, fiqtë dhe bathët, gjithashtu dhe ushqimet e fermentuara janë shumë të rëndësishme në forcimin e sistemit imunitarë.
Arra e kokosit, zarzavatet organike, xhenxhefili, mjalti, rigoni, kanella, janë përbërës perfekt në fuqizimin e sistemit imunitarë.
5. Çfarë të shmangni kur jeni të prekur nga gripi
Qëndroni larg sheqerit dhe drithërave. Flini mjaftueshëm dhe kujdesuni që të bëni pak ushtrime fizike. Përpiquni të reduktoni stresin që mund të përjetoni.
Tags
shendet