Januzaj rikthehet në Manchester United


 Sulmuesi anësor i kombëtares së Belgjikës, Adnan Januzaj, sot kthehet në Manchester United pasi huazimi një vjeçar i tij në Borussia Dortmund u ndërpre në gjysmë.

Klubi nga Bundesliga konfirmoi se palët janë dakorduar për kthim të menjëhershëm dhe se për momentin po rregullohen detajet nga kontrata.

Januzaj iu bashkua Dortmundit gjatë periudhës së fundit të transfereve, por dështoi të zë vend në klubin gjerman. Gjatë qëndrimit në Gjermani paraqitja e përgjithshme e tij në fanellën e Dortmundit shndërruar në minuta është 166 dhe në të gjitha paraqitjet ka hyrë në lojë nga bankina e rezervë. Katër herë ka qëlluar në drejtim të portës kundërshtare dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Dy ndeshjet e  plota të cilat i ka luajtur kanë qenë në kuadër të “Ligës së Europës” në të cilat nuk ka shënuar poashtu.

Frustrimi nga paraqitja në Gjermani frenon karrierën premtuese të Januzajt si rrjedhojë e suksesit në United në sezonin 2013-14.

Ndërkohë prindërit e Januzajt janë shqiptar me prejardhje nga Kosova.
Previous Post Next Post