Ministri i Punëve të Brendshme i Italisë, Angelino Alfano deklaroi se mëmësia surrogate duhet të shpallet krim i madh, duke barazuar këtë mënyrë të fekondimit me aktin e abuzimit seksual.
Reagimi i Alfano-s, siç shkruan “The Guardian”, është pjesë e fushatës kundër propozimit të kryeministrit të Italisë Mattea Renzi që për herë të parë në historinë e vendit, të aprovojë të drejtat e çifteve të gjinisë së njëjtë në këtë vend.
“Duam që 'dhënia e mitrës me qira' të shpallet krim universal dhe të dënohet me burg, pikërisht siç është rasti me abuzuesit seksual”, tha Alfano.
Tags
europa