Një nga hulumtimet e fundit tregon se dallimet në pagë midis burrave dhe grave mund të shkaktojnë pasoja të konsiderueshme shëndetësore negative tek gratë.
Hulumtuesit në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut, kanë konstatuar se gratë që fitojnë më pak se burrat kanë katër herë më shumë gjasa të vuajnë nga ankthi.
Në anën tjetër, sipas gazetës britanike "The Guardian", në të njëjtin sondazh theksohet se femrat që fitojnë më shumë se kolegët e tyre meshkuj kanë 2.5 herë më shumë gjasa për tu diagnostikuar me depresion.
Tags
Shkencë