Nga Dr. Gina Barreca |
Represioni emocional mund të mos jetë një gjë e mirë, por përmbajtja e emocioneve është diçka që të gjithë duhet të praktikojmë.
Kur isha e re nuk e dija këtë gjë. Paaftësia ime për të përmbajtur emocionet e bëri jetën time dhe të tjerëve rreth meje panevojshmërisht të trishtuar.
Qaja shumë, me javë të tëra.E ktheja në krizë çdo fillim. E ktheja në katastrofë çdo "mirupafshim".
Pjesë e kësaj ishte depresioni. U deshte një rrugë e gjatë terapishë dhe trajtimesh për të kaluar këtë krizë, sidomos pas vdekjes së nënës sime.
Por më duhet sërish të moderoj emocionet e mija; kam mësuar se duke shfaqur palumturi ndaj dikut që po ikën, apo prej të cilit largohem vetë, kjo e zmadhon edhe më tej distancën.
Ja çfarë kam mësuar që nuk duhet thënë:
1. Do të shihemi sërish? Kur të shihemi, do jetë më si tani? Do më premtosh që nuk do ndryshojë asgjë?
2. Nuk e suportoj dot idenë e të qenit vetëm. Do të çmendem pa ty. Nuk e di çfarë do bëj.
3. Më dërgo mesazhe për çdo ditë, natë, ok? Do jemë gjithmonë këtu. Do të përgjigjem menjëherë kur të mundem, mos e harro këtë. Mos e fik telefonin, asnjëherë.
4. Kam frikë se diçka e tmerrshme do të të ndodhë. Vazhdoj të të përfytyroj në një hendek.
5. Mos ik. Të lutem. Të lutem. Të lutem?
Kur ta shihni vete të gatshëm për të thënë këto fraza, ndaloni; nuk janë akte dashurie por janë shenja narcisizmi dhe vetë-përzierje.
Tags
psikologji