Nga Dr. Marty Nemko |
Prej vitesh tashmë, për çdo ditë, qeni im Ajnshtajn dhe unë bëjmë një shëtitje 45 minutëshe përeth liqenit, gjatë kësaj kohe kaloj rreth 100 njerëz që më kalojnë përballë.
Gjatë këtyre shëtitjeve kam bërë një studim informal në lidhje me kontaktin me sy të njerëzve që kalojnë pranë meje dhe pranë të tjerëve.
Si rezultat, kam identifikuar 5 lloje të kontaktit me sy dhe kam zhvilluar disa hipoteza rreth tyre.
Po të shihni personin më shumë se një sekond. Ky është shikimi më i rrallë i kontaktit me sy. Shpesh ti që merr shikimin është në të njëjtën moshë me atë që shikon.
Kamë vënë re se mesatarisht meshkujt shikojnë më gjatë se femrat. Kur një femër e bën këtë shikim, në të shumtën e rasteve është një femër atraktive. Një hipotezë është se edhe në kohën e sotme feministe, shumë femra e ndjejnë si agresive të parit për një kohë të gjatë një mashkull atraktiv.
Kur shohin një person atraktiv seksualisht, shumë amerikanë të të dyja gjinive përpiqen të mbajnë një qëndrim të palëvizshëm, por është shumë e vështirë që në këto raste të kontrollovet zgjerimi i syve dhe lëvizja për lart e cepave të buzëve.
Po të shihni personin nga 1/2 në 1 sekond. Kjo mund të sugjerojë interes, ndoshta atraksion seksual, atraksion platonian, ose thjeshtë që aparenca juaj është mjaftueshëm interesante për t'u parë.
Po të shihni drejtë. Personi mund të shohë akoma me anë të shikimit periferik por ka parë direkt tutje nga ju. Kjo mund të thotë shumë gjëra: Ai/ajo mund të kërkojë hapësirë, është i/e turpëruar, është introvert, po mendon për diçka tjetër, apo është neutral ndaj aparencës suaj. Kjo e fundit ndodh shpesh kur një i ri sheh një person të plakur.
Po të shihni tutje, pa shkëmbyre shikimet faciale. Kjo mund të thotë se i dukeni paksa jo aktraktiv/e dhe se po i përgjigjet negativisht kontaktit me sy të këtij personi, - thotë "nuk jam i/e interesua".
Kur shihni tutje pas një shikimi tepër të shpejtë. Pas një shikimi tepër të shpejtë, personi sheh tujte dhe fytyre e tij/saj merr formën nga e sheshtë në tallëse, prë shembull, për shembull buza e sipërme ngrihet me përçmim, thith hundët, madje mund të bëjë një nënqeshje që do të thotë "më trashe". Sigurisht që në këtë moment ky person mund të ketë edhe ndonjë mendim negativ që nuk ka të bëjë fare me ju.
Një çast i shikimit me sy mund të të dërgojë një sinjal, nëse dëshiron të jesh më i/e vetëdijshëm për aparencën tënde, lexo librin "Maska, Gjuha e Trupit: Zëri i Gjesteve" shkruar nga Marion Mardodaj, i cili gjendet në libraritë kryesore të Tiranës.
Tags
gjuha e trupit