Nëse flini anash, ka më shumë të ngjarë të shihni ëndërra të frikshme. Sipas një studimi të bërë në vitin 2004, njerëzit që flenë në anën e majtë, përjetojnë më shumë ankthe gjatë gjumit se ata që flenë në anën e djathtë, raporton Huffington Post
Përpara se të ndikoheni në këtë që sapo lexuat, është e rëndësishme të mbajmë parasyshë që në këtë studim morën pjesë vetëm 63 persona. 41 prej tyre flinin në anën e djathtë, dhe 22 në anën e majtë. Rreth 41% e atyre që flinin në anën e majtë raportuan përjetime ankthesh gjatë gjumit, ndërsa 15% e atyre që flinin në anën e djathtë, raportuan të njëjtën gjë.