Kanë kaluar plotë 2 vite nga aksidenti i pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher.
Dashamirësit e sportit presin lajme të mira që do të vijnë nga piloti 46 vjeçar i cili në karrierën e tij të Formula 1 gjenden 7 kampionate. Ndërkohë nuk u vërejt përmirësimi i pritur në shëndetin e pilotit gjerman, i cili pasi goditi kokën e tij në shkëmb dhe kaloj shumë operacione, pastaj vazhdoi procesin e rehabilitimit.
Pretendohet se për trajtimin mjekësor të pilotit gjerman punojnë shumë njerëz në ekipin shëndetësor në klinikën e formuar në shtëpinë e tij dhe se gjatë 2 viteve është harxhuar rreth 16 milionë euro.
Lajmet se Schumacher-i mund ta lëvizë krahun e tij dhe me ndihmën e fizioterapistëve mund të ecë, u mohuan nga ana e menaxherit të sportistit, Sabine Kehm. Kehm theksoi se lajmet të pabazë të këtilla i shpresojnë kotë njerëzit dhe se nuk duhet ti besojnë.
Schumacher i cili më 29 dhjetor 2013 duke bërë ski në alpet e Francës, goditi kokën e tij në një shkëmb dhe u lëndua rëndë. Schumacher më pas u operua në Spitalin Grenoble të Francës, narkoza e dhënë është reduktuar në janar 2014 dhe nga koma artificiale është kaluar në procesin e zgjimit.
Në qershor 2014 ishte deklaruar se piloti legjendar ka dalë nga koma dhe është transferuar nga spitali Grenoble, ku është vendosur që procesi i rehabilitimit të vazhdojë në spitalin e universitetit Lozan. Schumcher më pas ishte dërguar në shtëpinë e tij në Zvicër më 9 shtator 2014 për trajtimin e tij të mëtejshëm.
- Karriera e tij-
Michael Schumacher i cili karrierën e tij në Formula 1 e filloi në vitin 1991, me ekipin Benetton u bë kampionë dy herë me radhë në vitet 1994 dhe 1995.
Piloti gjerman i cili me ekipin e Ferrari-t 5 herë ishte në vendin e parë gjatë viteve 2000-2004, pas sezonit të 2006 njoftoi pensionimin e tij. Schumacher pas 4 viteve vendosi të garojë me Mercedes, por ishte larg nga performanca e tij të mëhershëm. Piloti me përvojë i cili ka karrierë me rekorde, në fund të sezonit të 2012 për herë të dytë njoftoi se i tha lamtumirë pistave.
Tags
Sport